• |
ide | kryesore

Gafurr Mazreku, atentatori i Azem Hajdarit shpallet “Qytetar Nderi”

Lajme, Të fundit



Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun “Qytetar Nderi” të Hasit, me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor”.

Gafur Mazreku është ish deputet i Partisë Socialiste që më 18 shtator të vitit 1997, brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, plagosi me pistoletë Azem Hajdarin.

Pas këtij atentati, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Ai u lirua në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar, për t’u rikthyer sërish në funksione drejtuese të Partisë Socialiste si kryetar i degës së Hasit. Mazreku u nda nga jeta në vitin 2005 për shkak të një infarkti.

Vendimi në këshillin Bashkiak të Hasit u mor pa praninë e këshilltarëve të djathtë.



4 Comments

  1. Shiko çfarë motivimi i kanë bërë intelektual ,personalitet, i pashoq. Tamam rilindas injorantë.

  2. Me shpalljen e ketij krimineli qytetar nderi ne HAS,, shperfillet demokracia, dhe inkurajon mafiozet, kriminelet qe aqe shume deshire e pasion i ka ky kryeministri yne. Kjo trego qe ne shume bashki keshilltaret rilindas jane tese shkuarese demtues,sabotues te demokracise. Mbete qe europa e amerika te marrin shembull nga monstrat shqiptare dhe te shpallin si ;;qendrestaret mete medhej kunder demokracise HASIN me keshilltaret kuqale te saj,,, Ti jpet titulli ;;; monument kulture, mbrohet nga RAMA, e qeveria e tije e rilindasve,,,QELBESIRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *