• |
ide | kryesore

Gal Gadot vjen në Wonder Woman 2

Paparazzi, Slider



Më në fund fansat patën mundësi të shikojnë Diana Prince se si do të paraqitet në “Wonder Woman 1984”, kapitulli i dytë i filmit “Cinecomic” mbi heroinën “DC”, me regji të Patty Jenkins. Kohët e fundit kanë dalë disa foto të “Wonder Woman 1984”, aventura e dytë e Dianës së Temiksirës, e interpretuar nga aktorja izraelite, Gal Gadot, ku shfaqet jo vetëm amazona, por dhe dashuria e hershme me Steve Trevor, i interpretuar nga Chris Pine.

Ka pasur zëra se personazhi do të ndryshonte kostumin krahasuar me filmin e parë dhe me këtë foto shikohet se është e vërtetë. “Wonder Woman 1984” zë vend në vitet ’80, gjatë periudhës historike të Luftës së Ftohtë Rusi-SHBA. Në harkun e ngjarjeve të treguara nga Patty Jenkins do të ketë një personazh të ri negativ, Cheetah, nën rolin e Kristen Wiig. Filmi pritet të dalë në kinema vitin tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *