• |
ide | kryesore

Grabisnin banesa në Itali, superoperacioni i policisë shkatërron bandën shqiptare

Lajme, Të fundit

Policitë e 5 qyteteve në Itali, në një operacion të përbashkët kanë goditur një bandë hajdutësh me kombësi të ndryshme, ku mes tyre kishte dhe shqiptarë.

Mediat në vend shkruajnë se banda që është goditur ishte shumë e rrezikshme dhe operonte në fushën e vjedhjeve.

Operacioni “Vampires” filloi në shkurt më shumë se një vit më parë pasi plaçkitjet e banesave ishin rritur ndjeshëm.

Gjatë kohës kur hetimet ishin bërë intensive kishte pasur dhe shumë vjedhje, por policia nuk kishte mundur që të godiste dot grupin kriminal.

Policia në vend bën me dije se janë konstatuar se autorët e krimeve, të ndarë në tri grupe të ndryshme kriminale, një nga të cilat është formuar nga shqiptarët, një nga subjektet e kombësisë rumune dhe moldave dhe një nga individë të kombësisë moldave, dhe kosovar ishin lidhur së bashku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu