• |
ide | kryesore

Holandë, makina godet turmën me njerëz në koncertin e Bruno Mars, një i vdekur, disa të plagosur

Lajme, Të fundit



Një automjet është futur në mes të një turme me njerëz në Holandë duke vrarë një person dhe plagosur disa të tjerë.

Ngjarja ndodhi në Landgraaf pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Bruno Mars.

Sipas mediave holandeze makina ishte e bardhë e ngjashme me një minibus.

Nuk dihen ende shkaqet e sulmit.

Një ditë me parë një grua hyri me thikë në një supermarket dhe thirri “Allahu Ekbar” dhe plagosi dy persona në France.

Pak orë më vonë, në një festival në New Jersey, u plagosën 20 persona nga një sulm me armë, dhe vdiq një nga autorët e sulmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *