• |
ide | kryesore

“I përhershëm, si e përkohshmja Arta Marku‎”

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka analizuar 6 muajt në detyrë të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Ai thotë se tashmë është vënë në zbatim plani i mazhorancës për të mos e zgjedhur një Prokuror të Përgjithshëm sipas ligjit të miratuar gjatë Reformës në Drejtësi.

Komenti i Oerd Bylykbashit

I përhershëm si e përkohshmja Arta Marku‎

Sot u bënë plot 6 muaj që kur Arta Marku, nën çadër, në mes të tymit, vuri dorën të betohej mbi Kushtetutë si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme edhe pse Kushtetuta nuk njeh një PPP.

Thanë që do të qëndronte vetëm një apo dy muaj sa të zgjidhej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por ky këshill as ka ndërmend të zgjidhet për shumë kohë. Dhe pa KLP nuk ka Prokuror të Përgjithshëm me mandat 5-vjeçar.

Opozita propozoi amendament kushtetues që ta fuste këtë punë në hulli kushtetuese. Por ata në PS që bënë çorbë reformën në drejtësi, thanë se deri sa të hynte në fuqi amendamenti kushtetues, do te ishte zgjedhur Prokurori sipas Kushtetutës ndaj nuk duhej. Amendamenti do kishte hyrë dy herë në fuqi deri më sot, por as KLP nuk kemi e as Prokuror me mandat kushtues 5-vjeçar nuk kemi.

Dhe Arta Marku rri e vështron yjet, me dilemën: me mire i Përkohshëm pa afat, apo i Përhershëm me afat 5-vjeçar? Mah, nuk e di, po pyes njëherë Kryeministrin a i duhem akoma…‎

Ndërkohë trafiqet vazhdojnë, Tahiri është i lirë, hetimet për Habilajt dhe Xhafajt nuk dihet ku janë, ministrat e korruptuar flenë si qengja, Erioni ia jep Teatrin Kombëtar privatit që të bëjë pallat e ta shesin bashkë, dhe Rama qeveris pa atë gjembin që quhet Gjykatë Kushtetuese. Tranzicion i përhershëm si gjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *