• |
ide | kryesore

‘Kemi zbutur tonet’/ Si gënjen Veliaj në lidhje me aktorët për Teatrin Kombëtar

Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, po zhvillon një dëgjesë të dytë publike me arkitektë dhe urbanistë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Veliaj ka thënë para tyre se me dëgjesën e parë me artistët dhe aktorët, u arritën disa gjëra.

Kryebashkiaku tha se u arrit që tonet e diskutimit të aktorëve me bashkinë janë ulur. Veliaj ka shtuar se të gjithë bien dakord për një teatër të ri, por ngelet për t’u diskutuar mënyra sesi ky teatër do të ndërtohet.

 Mënyra si e konceptuam, filluam me një dëgjesë të parë. Aktorët janë të rëndësishëm, por ashtu janë të gjithë, janë urbanistët, qytetarët. Ju falënderoj paraprakisht për durimin. E di që donit të gjithë të flisnit, por mendova se do ishte më e arsyeshme të flisnin fillimisht aktorët. Pjesa e dytë e dëgjesës iu dedikohet urbanistëve dhe artitektëve. Pse ndodh tani kjo dëgjesë? Kemi marrë një propozim për të zhvilluar atë zonë. Po flasim për një arkitekt yll, që ka vënë firmën e vetë në disa nga ndërtimet më të mira në botë. Pse po ndodh tani? Siç e kërkon legjislacioni shqiptar, siç ka ndodhur me parlamentin dhe të tjerat. Të hapim një negociatë. Bashkia të jetë pala që  e merr në shqyrtim. Kështu që këtu nuk bëhet fjalë për të vendosur për projektin, apo për të prishur teatrin. Këtu bëhet fjalë për të folur dhe për të hapur një negociatë ku bashkia, me institucionet e tjera dhe komunitetin e artistëve të jetë pala që e merr në shqyrtim. Pra sot jemi në këtë fazë. Falënderimi i parë shkon për komunitetin e artistëve. Ne kemi pasur një komunikim shumë intensiv dhe pas dëgjesës më vjen mirë që konstatoj disa gjëra. Së pari që kemi ulur tonet dhe të arrijmë të kuptojmë që kjo tavolinë dhe tavolina e para tre ditësh përfaqëson ajkën e këtij qyteti. Ajo që zbulova nga dëgjesa është që kishte shumë më shumë konsensus sesa e mendoja. Mbizotëron ideja që patjetër duhet të kemi një teatër të ri, por si do ta kemi dhe në çfarë parametrash. Këto janë detaje që janë pjesë e një negocimi.” – tha Veliaj.

 Por kush e ndoqi dhe e mban dëgjon me aktorët 3 ditë më parë, e parë me zë dhe me figurë që shumica e aktorëve ishin larg arritjes së një konsensusi me bashkinë e Tiranës. Shumica e tyre ishin kundër shembjen, si dhe kërkuan sqarim për tokën e Teatrit që do i jepet privatit për të ndërtuar kulla. Në këtë dëgjesë nuk mbizotëroi aspak ideja e një teatri të ri, siç thotë Veliaj, por mbrojtja e Teatrit. Manipulimi i Veliajt duket edhe nga ajo që tha sot kur shprehet se nuk bëhet fjalë për të vendosur për projektin apo për ta prishur godinën, por vetëm për të folur e negociuar; gjë e cila tregon se këto dëgjesa të Veliajt janë thjeshtë për show, sa për t’i hedhur hi publikut për një vendim që tashmë është marrë. Për më tepër jo më larg se dje aktorët ishin sërish duke protestuar.



3 Comments

  1. Keta thone hani sa te doni se ne teatrin do ta prishim dhe pallatet do ti nderojme . Kot i mbollem pemet ? Tani ato duan dioksid karboni . Motoja e ripjelljes 1 peme = 2 pallte .

  2. Per cfare mtoje flet ti mor debil!!!???
    Per ate qe s’late xhama dhe obore shkollash pa shkaterruar, lulishte pa kjoskezuar dhe parfumuar me arome shurre dhe muti shpellaresh, motoja e ndertimeve pa leje, shtesave te pallateve anesore, hundore, veshore, vjedhja e pronave private dhe ndertimi i xhunglave te tipit Bathore-Bythore!!!???
    Kudo ku shkeli kemba juaj u tha edhe bari.
    A e kuptoni se akoma nuk keni perfunduar metamorfozen per tu bere njerez dhe cdo peme qe mbillet dhe cdo ndertim i bere me studim dhe projekt te plote ju vret syte !!!???
    Cfare motoje prute dhe vazhdoni te mbroni ju, ate te vandalizmit?

  3. Lepiresi i qyrreve te E, RAMES, ky i pa emer, i duket e paket ato ndryshime qe u bene sa pa na ardhur qelbesirat ne pushtet me banda e hajdute.Ky me hajdutet qe na i levdo se me fasada, bodrume, e bojatisje kamuflimi, do te tregoi zhvillimin qe na paskan sjelle kodoshet e birat e kurves komunista te rinovuar.. Ju qe u fshehet skutave, ju qe demokracia ju fali, me qellim te riedukimit, por ju me punen tuaj sigurimese, me propaganden tuaj te shpifjeve, me mbjelljen e urrejtjes krahinore po mundoheni me qitje te larget qe shqiperia te mos bashkohet me kosoven, se mbase ato qe ky qyrrash, kelysh komunisti, e di shume mire se shumice na behen ata qe ai i quan maloke, shpellare etj. Ju dhe vetem ju jeni e keqia e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *