• |
ide | kryesore

Lubonja për gazetën austriake: Jemi narko-shtet, Rama ka nevojë për ultimatum, jo për hapje negociatash

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një opinion te gazeta e njohur austriake, Der Standard, në prag të vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Lubonja shkruan se në kushtet ku është Shqipëria, hapja e negociatave nuk do ishte diçka e mirë për vendin. Sipas tij, Shqipëria është një narko shtet.

“Shqipëria, nën udhëheqjen e elitës politike dhe ekonomike, nuk ka bërë asgjë këto 25 vite, vetëm hapa të ngadalshëm në drejtimin e duhur. Madje mund të thuhet e kundërta. Si rezultat, Shqipëria nuk është bërë një shtet kushtetues evropian, por një shtet i dështuar, i qeverisur nga krimi i organizuar dhe oligarkët, prandaj etiketohet si narko-shtet”.

Ai sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama në shkrimin e tij. “Opozita frikësohet vazhdimisht dhe çdo zë kritik ndaj qeverisë dhe Brukselit shihet si një pengesë ndaj aspiratave shqiptare për anëtarësim, madje kritikuesit etiketohen si anti-shqiptarë dhe armiq. Mjafton të shihet se si kryeministri Edi Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për kanabizimin e vendit dhe pasojat tragjike, duke iu referuar ‘ndërkombëtarëve’. “Nëse janë të vërteta akuzat, përse nuk flasin ambasadorët e SHBA dhe BE”. Hapja e negociatave për anëtarësim do të lejojë Ramën që të mohojë dhe shmangë çdo kritikë. Si pasojë akoma më e keqe, ai do kishte një dorë edhe më të lirë për të shfrytëzuar shtetin e drejtuar prej tij për interesat personale dhe të oligarkëve dhe krimit të organizuar, me pasoja të pariparueshme për ekonominë, demokracinë dhe lirinë”. Si shembull se hapja e negociatave nuk është gjithmonë në të mirë të një shteti, Lubonja sjell rastin e Turqisë.

Gazeta austriake shkruan se Lubonja është shkrimtari dhe intelektuali më i rëndësishëm në vend. “Sipas meje, për realitetin shqiptar dhe evropian, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nevojë për ultimatume përpara se të jetë tepër vonë dhe jo për inkurajim dhe legjitimitet në një situatë të pasigurtë”.

https://derstandard.at/2000081744580/Bruessel-und-Albanien-Ein-Ultimatum-waere-gut



12 Comments

  1. Te qizha robt lubonja edhe atyreqe te mbeshtesin o ropqire ta beri mire dulla se bytheqiri ne cdo sistem nuk ndryshon

  2. Ja pra e shikoni .

    Kur eshte lajm i vertete Lapsi jep dhe fotografine dhe linkun e artikulit ne gazeten austriake.

    Ndersa kur dalin ( cdo dite) lajme te genjeshterta… lapsi mjaftohet vetem me ” sipas ne burimi te sigurte” , ” thuhet se… ” , ‘” mesuam se … “… etj etj etj .

    Ose ajo me e fundit “ARTIKULL QE LAPSI E LEXOI PER JU ” ahahah.. Behej fjale per nje artikull ne gazeten Le Monde dhe keta te zgjuarit e Lapsit kishin shkruar ” qe Lapsi e lexoi per ju ‘ , ne nje kohe qe e tera ishte genjeshter.

      1. Ore artikulli nuk egzistonte fare. Une dhe shume komentues te tjere e kerkuam ate lajm dhe NUK EGZISTONTE FARE.

        Megjithate ke te drejte .. Eshte per ti thene ‘FALEMINDERIT ‘ qe na e mban mendjen ne pune cdo dite perndryshe do na zinte skleroza.

        Problemi eshte qe genjejne aq trashe sa dhe femijet e vegjel i kuptojne .

  3. Komentuesi Agron ,, me sa duket don me shume avokatin NGJALA, qe ka rrjedhur eqe i ka mbetur ora 12;;Po pse more ka ndonje analize per problemin qe LUBONJA eshte kontra vers, e qe ti ti japesh kaqe shume gojes per ta ofenduar. Tere vrejtjet, e kopil lleqet e ketij skuthi kryeminister ai ia nje me shume nga ti dhe ne, andajpranoni pelivanlleqet, mashtrimet, vjedhjet, injorimine jetes se qytetareve dhe popullit,,,qe te themi me genjeshter ,,,se qenkemi mire,,,MASHTRUESA,, si edhe ky kryeminister. LUBONJA ka te drejte, e biles shume, shume me teper se kapo drogmeni KM..

    1. Lubonja nuk ben mire te ule vendin e tij dhe prishe interesat e Shqiperise duke hapur gojen sa andej kendej neper Europe duke vjelle vrer per situaten aktuale ne Vendin e tij.Ai qe e do vendin ben opozite brenda por ne syte e botes mundohet te krijoje nje imazh sa me te mire.Duhet te gjendet se per interesat e kujt flet ky moterqir vend e pa vend.Mos valle nuk e di ky se hashashi pa miratim nga te huajt do ndodhte? Eshte e drejta e tij qe te flase dhe te thote cfare te doje kuptohet keshtu qe edhe une me te drejten time them robt e shpise ku ti kete

      1. Qe kur paska filluar hashashi te mbillet e trafikohet me bekimin e te huajve? Sepse kur mbillej ne Lazarat, takemi juaj fliste per turpin e Europes me shifra te frikshme e deklarata te shqetesuara te botes. Apo cna duhet shtylla kurrizore kur detyra eshte te mbrojme liderin suprem…

  4. Hi There,

    Our company creates custom engaging animated presentation videos for businesses like yours to help increase your online exposures.

    Animated presentation videos help companies explain their products or services more efficiently to potential customers.

    Potential customers engage more when there’s a video presentation, most of us would rather watch a video that explains a product or a service than to read the content of a website to know what the offer is.

    I’m interested in creating an animated presentation video for your company to help increase your online exposure!

    Please reply back to this message and I will send you some of our animated video samples so you can see what I can do to help your business grow this year.

    Thank you,
    Steve S

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *