• |
ide | kryesore

Mbyllet pjesa e parë, Suedia shpenzon shumë përballë Koresë së kujdesshme

Rusi 2018, Sport



Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Nizhny Novgorod Arena mes Suedisë dhe Koresë së Jugut me rezultatin 0-0. Një lojë e ekuilibruar ku nordikët, pavarësisht epërsisë territoriale, nuk mundën të gjejnin avantazhin.
Berg provoi në minutën e 20 në rastin më të mirë të takimit, por portieri Hyun-Woo Cho ishte deciziv. Edhe Toivonen nuk arriti të shënojë në tentativën me kokë një minutën më pas, ndërsa në fundin e shtesës goditja me kokë e Larson kalon pak mbi traversë.
Korea e Jugut provoi vetëm me kundërsulm dhe mundësinë e artë e kishte në të 35 kur Son përdori shpejtësinë e tij për të lënë pas Granqvist, që rikuperon vetëm në castin e fundit ndaj sulmuesit të Tottenham.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *