• |
ide | kryesore

Mirush Kabashi: Teatri është Meka e kulturës shqiptarë. Jo shembje, rikonstruksion

Lajme, Të fundit



Në vijim të protestës ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar, sërish janë mbledhur artistë përpara godinës duke dhënë argumenta kundër këtij vendimi. Në fjalën e tij aktori i njohur Mirush Kabashi dha arsyet e tij pse është kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe pranon rikonstruktimin e tij.

“Problemin mos ta trajtojmë në baza shembujsh e shifrash, por në baza parimesh. Nëse merrej një vendim duhej marrë i diksutuar me komunitetin e artistëve, nëse duhet të rikontruktohet ky teatër apo të ndërtohet një nga e para.

Nëse biet dakord duhet të jetë në projektin që do bëhet e gjithë sipërfaqja e teatrit ekzistues. Për mua ky duhet të rikonstruktohet si teatër se ka një histori të lavdizhme, ky teatër është Meka e kulturës shqiptare. Veliaj u përpoq të na kujtojë se është rritur buxheti për kulturën por ne i kujtuam se Kosova e ka dyherë më të madh buxhetin për kulturën, ndërsa Maqedonia 3-4 herë. Është një turp për politikën shqiptare që ne artistëve na kanë imponuar një ligj dictatorial, se nuk më del inati në këtë mes.Ne atëherë konsideroheshim ndihmës të partisë në edukimin e masave, se ajo bënte politikën për artin dhe artistët duhet të prodhonin një art të lustruar socialist, jo realist. E sot pas 30 vetesh, politikat e artit i vendos qeveria në mbledhjet e qeverisë. Nuk duhet të ketë politikë qeveritare apo partiake për artin, ai duhet t’i nënshtrohet vetëm Kushtetutës”,- tha Kabashi.



2 Comments

  1. mos u merrni me shembje apo jo se eshte humbje kohe ata e kane firmosur tashme. e mira do te ishte tja percjellesh kryeministrit ( dhe atyre internacionaleve qe po e ndihmojne se dhe ata merre me leng se mishi u mbarua paskish qene ) gabimin se veproi ne menyre te gabuar ne momentin e duhur per partine, dhe jo ne menyren e duhur dhe ne kohen e duhur, duke sjell percarje. mos ishte gje deshira per te mbush xhepat ( si gjithmon ) edhe ne kurriz te te tjereve ? dhe ku na qenka profesionalizmi i kesaj qeverie ? se i bie te ket kthyer 80% te popullit ne militant, dhe po ja shet si arritje, madje po i ndan ne klasa shoqerore, mos flasim pastaj per zgjuarsine fallco qe perhap. Po keta te huajte po aplikojne dopio standart ?

  2. Teatri qenka Meka e kultures Shqiptare! Aty ku per 50 vjet eshte bere propogande komuniste, qenka Meka! Nje zot e di se ku fillon horri e mbaron shkerdhata ne kete afere te ndyre per teatrin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *