• |
ide | kryesore

Njerëzit të frikësuar nga pitbullët në Tiranë: Policia po bën sehir

Lajme, Të fundit



Fëmijë të shkujdesur që luajnë në barin e parkut Rinia, dhe pak metra më tutje një çift qensh të rracës Pitbull, që shëtisin lirisht pa maska e pa litarë sigurire.

Pronari që u shkon nga pas në distancë as që duket i shqetësuar se ndonjëri nga qentë mund të egërsohet dhe të sulmojë fëmijët apo të tjerë qytetarë aq më tepër kur ka dy kafshë që cilësohen si tepër të rrezikshme për t’u menaxhuar.

Se çfarë mund të shkaktojë në një ambient publik një pitbull, a një doberman i liruar nga zinxhirët, shembujt fatkeq i gjen me shumicë në  rrjetet sociale.

E njëjta situatë paraqitet edhe në parkun e liqenit artificial ku shumë të rinj stërvisin në publik qentë e tyre të rracës.

Një 50 vjeçare nga Tirana rrëfen sesi një vit më parë në të njëjtin vend në hyrje të parkut u sulmua në befasi nga një qen rrace.

Të gjithë qytetarët që intervistojmë në park thonë se e ndiejnë frikën e kafshëve të tilla, sidomos kur shikojnë të lëvizin të lirë pa maska dhe litarë sigurie.

Qytetarët thonë se e njëjta histori përsëritet cdo ditë në sytë e policisë së rendit dhe policëve bashkiakë. /news 24



3 Comments

  1. Pp perderisa nuk i shihni dy Qente e Medhenj qe vete i zgjodhet, Dobermanin Rama dhe Pitbullin Veliaj!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *