• |
ide | kryesore

Pakti me Greqinë/ Bushati mohon presionin mbi negociatorët, por Junker në Tiranë…

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati mohoi kategorikisht se negociatorët shqiptarë janë ulur në tryezë me palën greke nën presionin e vendimit që do të merret për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian. Bushati e quajti këtë një tezë të opozitës, që nuk gjen bazë, megjithëse nxitimi për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen është i qartë tashmë.

“Do ta shihni që të gjithë ata që kanë vendosur bast sikur qeveria apo Shqipëria është nën presion për të mbyllur një marrëveshje me Greqinë në funksion të datës 28 apo 29 e kanë thjesht gabim. Nuk ka pikë diskutimi që na intereson për të mbyllur gjithë çështjet e hapura me fqinjët tanë, dhe në rastin në fjalë me Greqinë, sikundër është në interesin e Greqisë për të mbyllur kapitujt me Shqipërinë. Kjo është një tezë që është hedhur në opinionin publik kryesisht nga opozita që nuk gjen bazë. Në rast se për një moment do të merrnim të mirëqënë faktin që ne jemi në një presion për të mbyllur një marrëveshje me palën greke për shkak të datës 28 dhe 29, kundërpyetja është po pala greke në çfarë presioni është? Pse do të kishte interes për ata mbyllur në datën 28 apo 29. Për të gjithë ata që mendojnë që Shqipëria me nisjen e bisedimeve për anëtarësim nuk do të ketë më standarde apo kushte për të plotësuar, unë mund t’u them që e kanë gabim. Vetëm në procesin e bisedimeve për anëtarësim mund të jenë të paktën 300 raste ku vende të ndryshme anëtare mund të vendosin në tryeze çështje të cilat potencialisht mund ta bllokojnë një vend në tryezën e bisedimeve, prandaj çështja e datës 28-29 është jashtë këtij diskutimi” u shpreh Bushati para gazetarëve.

Por kërkesa që Shqipëria të mbyllë sa më shpejt problemet e kufirit me fqinjët është artikuluar publikisht në Tiranë nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.
Në 25 shkurt, në konferencën për mediat, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u shpreh:

“Në mënyrë që vende të tjera të bashkohen me Bashkimin Europian do të na duhet që të gjitha problemet. Grindjet ndërmjet vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në datën e anëtarësimit. Unë vetëm mund të inkurajoj atë që Shqipëria kërkon t’i japë fund konflikteve territoriale, sepse kjo është një provë për angazhimin e Shqipërisë për t’u bërë sa më shpejt anëtare e BE. Deri atëherë, ne e mbështesim Shqipërinë në të gjitha përpjekjet, edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor” tha Junker.

Deklarata e Junker nuk lë vend për interpretime. Shqipëria thotë ai duhet të zgjidhë të gjitha problemet dhe grindjet me fqinjët e saj “deri në datën e anëtarësimit”.

Vetë Bushati në prononcimin që dha për gazetarët, pranoi se është në komunikim të vazhdueshëm, jo vetëm me Ministrin e Jashtëm grek, Kocias, por edhe me përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme të BE, Federika Mogerini. Në bisedë është prekur edhe tema e marrëveshjes Shqipëri-Greqi, pranoi ai.

“Dhe dje kam pasur një bisedë telefonike me të (Nikos Kocias), me homologun maqedonas dhe përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme të BE, Mogherini. Gjithashtu kemi diskutuar dhe për këtë çështje, duke marrë shkas nga firmosja e marrëveshjes së djeshme mes Athinës dhe Shkupit. Besoj se ekipet tona janë me kapacitet të plotë, koha është e rëndësishme në marrëdhënie ndërshtetërore, momenti është i rëndësishëm.” u shpreh Ministri i Jashtëm.

Atëherë përse mohohet presioni për mbylljen e marrëveshjes me Greqinë? Përgjigjia është tek pozicioni që vendosen negociatorët nëse duhet të arrijnë marrëveshjen brenda një date të caktuar. Eshtë e kuptueshme se ultimatumi për mbylljen e marrëveshjes, brenda një date të caktuar e dobëson palën shqiptare. Negociatorët do të jenë të detyruar të lëshojnë përballë palës greke, për disa nga çështjet më të rëndësishme, që nuk kanë gjetur zgjidhje sot e 100 vjet, me qëllim arritjen e konsensusit brenda kohës së paracaktuar.©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. O Bushat je nje tope.Greqia s’eshte fare nen presion por ajo shfrytezon momentin kur ty te dhemb koka .dhe ne kete moment t’a ben gjilperen sic i do asaj qejfi.Dhe kur bie ne “pusht’etare si JU qe shisni cdo gje per karrigen ajo do realizoje ate qe do ne favor te vendit te saj dhe ne disfavorin e vendit tone qe eshte jetim persa i perket atdhetareve.

  2. Dardha e ka bishtin mbrapa…

    Pytje koti:
    Lulja po gerhet ne foltore te parlamentit demek se po bo Pune, demekse…
    Ne fakt
    I bi dibekut qepallor
    te romeos Piktor,
    Faaaaaaare e qarte qe
    per dy ceshtjet e renda ( 1.e Detit, 2. e Kampit te Refugjat.)
    mezi ka qit nji llaf kalimthi,
    uhuhuh mi Opozite- gjysma e Bajges , te qafsha me llahinga!!

    Ej se m’u kujtu ai heroi I heres kur ja dhuroi Shpellari me lulen shellterin (asaj grekes qe ja harrova emrin),
    mos I ka ra naj pike mor Amani?!…

    Yyyyf…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *