• |
ide | kryesore

Pas shumë kohësh Jay Z tregon përse nuk shkoi në dasmën e Kanye West

Paparazzi, Slider



Kanye West u zhgënjye shumë nga mosprania e mikut të vjetër në dasmën e tij.

Pas albumit ‘Lemonadë’ të Beyonce, që fliste për tradhëtinë e reperit, dyshja rikthehen fuqishëm me një album të përbashkët ‘Everything Is Love’.

Jay Z ka folur goxha përmes tekstit të njërës prej këngëve të albumit, ‘Friends’ për raportin me Kanye West dhe arsyen se pse refuzoi t’i shkonte në dasmën e bujshme me Kim Kardashian.

Jay-Z shprehet në këngë se nuk do të shkojë në festat e të tjerëve në rast se ai dhe gruaja e tij s’po merren vesh me njëri-tjetrin. Për reperin nuk ka rëndësi edhe nëse shtëpia ka marrë flakë, është i gatshëm të digjet në të vetëm e vetëm që të mos largohet nga familja. Në fund përfundon duke thënë se nëse “miqtë” nuk e kuptojnë një situatë të tillë, nuk janë në të vërtetë miqtë e tij.

Flitet se Kanye kishte vendosur që jay Z-në ta kishte shoqërues pork y I fundit I vuri kusht që asnjë kamera televizive nuk do të filmonte Beyonce-n dhe vogëlushen Blu Ivy; vetëm mendimi se mund të shfaqej në “Keeping Up ëith the Kardashians” e tmerronte divën e muzikës.

Por burime të tjera thonë se arsyeja e vërtetë ka qenë kriza në çift, e cila e ka çorientuar reperin që po mundohej të bënte gjithçka për t’u rikthyer siç ishte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *