• |
ide | kryesore

PD nuk e beson Ramën për Gafurr Mazrekun: Pati tre ditë kohë ta ndalte nderimin e atentatorit!

Lajme, Të fundit



Opozita nuk e beson reagimin e kryeministrit Rama që e quajti një turp shpalljen qytetar nderi të Gafurr Mazrekut nga Këshilli Bashkiak i Hasit. Sipas deputetit Gent Strazimiri, Rama kishte tre ditë kohë për ta ndalur dekorimin. Në një konferencë për shtyp, deputeti tha se Rama nuk fshihet dot dhe as mund t’i lajë duart si Ponc Pilati.

 

Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij. Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati!

Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, që bashkë më studentët dhe qytetarët e Tiranës, rrëzuan regjimin e etërve të këtyre që drejtojnë sot vendin” tha Strazimiri, që kujtoi se kur ishte kryetar bashkie në Tirana, Rama e konsideroi bustin e Azem Hajdarit “ndërtim pa leje”.

“Vendimi për të nderuar vrasësin e Azem Hajdarit është gjest revanshi i bijve të kupolës së bandës së xhahilëve, që sundoi për 46 vjet mbi gjakun e këtij populli; Është vendim i Edvin Kristaq Ramës, i Ditmir Sulejman Bushatit, i Ilir Hamit Beqjes, i Ministrit të Brendshëm të Ramiz Alisë, Gramoz Ruçi, i hetuesit torturues të komunizmit kundër Lëvizjes Studentore Fatmir Xhafaj, e i sa e sa të tjerëve, oficerë Sigurimi e persekutorë e vrasës, të genit më të mirë të këtij kombi. Është ai, i njëjti, që ne cilësinë e Kryebashkiakut të Tiranës, e njëkohësisht të kreut të PS, refuzoi 2 m2 vend për bustin e Azem Hajdarit, duke e konsideruar atë “ndërtim pa leje”! I biri i vrasësit të Havzi Nelës, duhet ta dijë se po shkon me shpejtësi drejt një, dhe vetëm një fundi të pashmangshëm, fund në të cilin do ta marrë përgjigjen, në emër të të gjallëve dhe të të vdekurve të kësaj partie, e që po e kërkon me ngulm!” tha Strazimiri.



2 Comments

  1. Se nuk eshte mire te shash te vdekurin po kush ka qene merita e Gafurrit, di njeri ta thote? Une di ta them: ai ka qene nje spiun qe shkonte dhe shpifte ne komitetin ekzekutiv kunder kolegeve te tij qe te rritej ne detyre. Mqs vete ishte nje shkalle me poshte (zooteknik), qe te rritej me lart duhej qe koleget qe mund te ishin veterinere apo ndoshta agronome ne ferme, ti vishte me “krime” imagjinare dhe ti spiunonte (ose me sakte te shpifte) sikur ata kishin dale nga vija e partise dhe shokut Enver. Madje ka pasur raste, kur ne saje te informatave te tij te rreme, partia ka nisur dhe agjente te mirefillte qe te studionin “veprimtarine armiqesore” te kolegeve te G. Mazrrekut.
    Sot nuk di ta them nese spiunlleqet dhe shpifjet e Gafurrit kane marre me qafe jete njerezish (pasi me sa di une, duke qene qe shpifjet e tij nuk vertetoheshin dot, ndoshta partia nuk ia merrte me seriozisht ato qe thoshte) por edhe kjo mund te vertetohet besoj nese hapen dosjet.
    Nese nje spiun e nderon zonen e Hasit atehere me vjen keq per te gjithe hasjanet se nuk i njoh per burra te tille por i njoh per burra te fjales dhe te ndershem!

    1. m.t ka qen si babai i rames per ket arsye nderohet nga m.ti i stalinit rama,dhjerja e mao ce dunit ruqi dhe shurra e enverit xhafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *