• |
ide | kryesore

Presidenca reagon për nderimin e Gafurr Mazrekut: Provokim, evokon konflikte ekstreme

Lajme, Të fundit



Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli ditën e sotme Gafurr Mazrrekun “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, në kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”. Vendimi u shoqërua me reagime nga Partia Demokratike, por më pas edhe nga vetë Kryeministri Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e ka quajtur një turp propozimin e këshilltarëve të majtë.

Një reagim ka ardhur edhe nga Presidenca, me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, i cili me anë të një deklarate për mediat thotë se çdo akt që prodhon konflikt duhet dënuar.

“Çdo akt që evokon konfliktet ekstreme dhe dhunën kriminale duhet dënuar dhe evituar në jetën publike. Ky vendim është një provokim i panevojshëm, në tejkalim të vlerave e moralit të shoqërisë sonë dhe perspektivës të saj të qartë europiane. Dekorimi i personave të dënuar me vendim gjykate për plagosje me armë, nuk përputhet me standardet e një shoqërie demokratike” ka thënë Blushi.

Gafurr Mazrreku, deputet i Partisë Socialiste, qëlloi në drejtim të rivalit të tij demokrat, Azem Hajdari, duke e plagosur. Për këtë u dënua me 8 vjet burg, ndërsa 21 vjet më pas nderohet nga Këshilli Bashkiak i Hasit, ku votimi kundërshtohet nga këshilltarët e djathtë.



1 Comment

  1. Keta keshilltar qe propozuan jan kriminel Mazrekun. per qytetar. nderi jan. asgjetjeter vetem se. fekale. nga. koperativa e. plehut. te. Enverit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *