• |
ide | kryesore

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, devijohet trafiku i makinave deri ditën e enjte

Lajme, Të fundit



Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të jetë këtë të hënë e aksesueshme si zakonisht, ashtu siç ndodhi dhe në fundjavë, pasi tashmë kanë nisur sërish punimet.
Kësisoj rruga është devijuar. Puna ka nisur në segmentin Maminas – Sukth në drejtimin Tiranë– Durrës.

Autoriteti Rrugor ka njoftuar (ditën e djeshme) të gjithë shoferët se devijimi i trafikut nis sot në orën 6:00 dhe përfundon ditën e enjte të kësaj jave.

Rruga do të kalohet si më poshtë:

“Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore.

Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.”- njofton ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *