• |
ide | kryesore

“Qurrash, lëtyrë dhe bir ku*ve”/ Aktori Laert Vasili u përgjigjet kolegëve që e kanë fyer

Lajme, Të fundit



Aktori i njohur Laert Vasili iu është kthyer të gjithë kolegëve të tij që e kanë sulmuar pas debatit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Vasili tha se pasi u morën me të, aktorët që protestonin u morën edhe me nënën e tij, madje përdori edhe disa nga shprehjet që sipas tij i adresoheshin atij.

“Nuk bëhet fjalë për shumicë apo pakicë. Bëhet fjalë për shumicën e aktorëve të cilët ndonëse nuk marrin mikrofonin të bërtasin dhe të ofendojnë. Tani mbaruan me ne dhe nisën me nënat tona. I referohen lëmit që ai ka tjerrë.

Shumica e aktorëve janë për teatër të ri. Kërkohej që nga 2004-tra. Instituti i Zjarrfikëses deklaroi që duhet një teatër të ri. Teatri i ri konsiston në këtë gjë, pasi pas studimit doli se ishte godinë jashtë standardit. Janë bërë dy ndërhyrje në teatër. Në këto dy ndërhyrje është carë godina e teatrit dhe janë futur disa pjesë të tjera.

Ajo që zhvillohet para Teatrit Kombëtar ka kaluar në fyerje dhe epitete të padobishme. Vetëm artistët s’mund të flasin kështu. Mua më kanë quajtur qurrash, lëtyra… edhe termin bir kur*ash. Se na ndajnë dy pikëpamje s’do nisim të shahemi nga nëna”, – tha Vasili.



8 Comments

  1. Nuk ka sepse të kalohet në ofendime e sharje midis aktorëve përsa i takon problemit të godinës së Teatrit Kombëtar e kjo si gjithmonë të kalojë edhe në komente të niveleve të ulta të opinionit publik.
    Pranohet nga të gjithë se ashtu siç është katandisur godina e këtij teatri, nuk i përgjigjet kërkesave minimale për një teatër me emrin e madh “Teatri Kombëtar”.
    Është i vërtetë fakti se kjo godinë nuk u ndërtua nga italianët për funksionin e një teatri të mirëfilltë edhe për mundësitë e Shqipërisë së asaj kohe.
    Ama qoftë si godinë, e qoftë si objekti historik ku për shumë dekada u krijua e zhvilloi aktivitetin e tij trupa e aktorëve më të mirë shqiptarë, problemi duhet shtruar jo për ta prishur ate e të ngrihet një teatër i ri, por të ruhet duke e restauruar e duke e mbajtur po në ate vend, jo me funksionin e teatrit me kërkesa bashkëkohore, por si një objekt historik, trashëgimi kulturore e Shqipërisë.
    Që të hedhësh idenë e prishjes plotësisht të kësaj godine me vlerë historike, është më duket sikur të shkatërosh mbetjet e amfiteatrove antike të Butrintit apo Apollonisë, pa shkuar tek Koloseu i Romës.
    Vetë fakti që qeverisja diktatoriale enveriste, për mbi 4 dekada, ndonëse krijoi trupën e parë të Teatrit kombëtar profesionist, nuk ndërtoi një godinë që ti përgjigjej këtij funksioni, e bën ruajtjen e kësaj godine në vendin e saj, si një muze për të kuptuar brezat e ardhshme se cila ishte Shqipëria e “lulëzuar” socialiste që ndriçonte botën.
    Pamvarësisht se propoganda enveriste e shfrytëzoi talentin e fuqishëm të disa brezave të aktorëve shqiptarë, që në skenën e këtij teatri të villte vrer kundër elitës patriotike e intelektuale nacionale të para diktaturës, emrat e këtyre talenteve të fuqishëm e pamje të roleve ku kanë luajtur, mund të ruhen si vlera muzeale e kujtesë historike të kulturës shqiptare, më shumë se kudo, pikërisht në këtë godinë.
    Në gjithë botën e kulturuar, ruhen e restaurohen si shtëpi muze, edhe ngrehina të vjetra pa asnjë vlerë, vetëm se në to kanë punuar për një farë kohe kollosë të letërsisë e të arteve, qoftë me vlera ndërkombëtare e qoftë me vlera nacionale.
    Kjo përsa i takon diskursit se a duhet prishur apo jo ajo godinë.
    Tjetra, që nuk është më pak e rëndësishme, është shmangja e debatit të opinionit jo vetëm të aktorëve por edhe më gjërë të gjithë opinionit publik, për një mungesë të plotë të kuadrit ligjor e të transparencës qeveritare, me këtë historinë e Teatrit Kombëtar.
    Me historinë e “ndërtimit” të një teatri të ri e sheshimit të teatrit të vjetër kombëtar, ashtu siç është bërë edhe me objekte të tjera , në opinionin publik është krijuar me të drejtë dyshimi :
    A thua meraku i kësaj qeverie është ndërtimi i teatrove e stadiumeve “moderne”, apo po abuzohet me këtë propogandë, për tu ndërtuar grataçiela nga oligarkë (kulla, siç quhen në Shqipëri), për të shplarë paratë e pista të tyre me projektin e dyshimtë të PPP ?

  2. O qurrs, nuk po pyet njeri a duhet teater i ri apo jo. Pyetja eshte: a je dakord ti qe teatri i ri te behet nga nje privat falas, por duke u kompensuar me dhenien e truallit te oborrit te pasem te teatrit falas atij, qe te beje kulla dhe t’i ndaje leket me shef Ramen tend? Per kete pergjigju. A do ti qe te jepet toka e teatrit per apartamente ku te varin breket ne ballkon per te thare banoret, apo jo?

  3. Pyetja qe Ju zotri duhet ti pergjigjeni eshte: a duhet te perfitoje dikush shtate kulla me arsyetimin se do te beje nje teater te ri?!

  4. Kur kerkon te besh protagonistin ose te japesh nje mendim pa argumente normale qe quhej qurrash ose letyre. Dhe kur kerkon te prishet nje obejtk me vlera ne formen me te shemtuar “antiligjore” dhe ta mbrosh pa argumenta atehere quhesh me plote gojen Kelysh Kurve, dhe besoj eshte e merituar. Pra ose je artist ose je njeri i ligjit, nuk mund te flasesh si artist ne padijeni te ose dijeni te shkeljes se ligjit……., mund te shtojme ketu qe ti je Kurve edhe vete

  5. Kur behet nje ndertim sidomos ne qender te Tiranes rreth 50% te ndertimit i takon pronarit te tokes.Po ne rastin kur pronar toke eshte Teatri , a i eshte vene ne dispozicion Teatrit 50 % e gjithe ndertimit qe eshte projektuar???? Pra Teatri duhet te perfitoj 50 % te 7 kullave qe planifikohen te ndertohen mbi token e teatrit. ??????????

  6. ky ordiner e ka arrite qellimin , nga askushi , servili, nga 0 u ba protogoniste kaq i nevoitej ketij ordineri , tash rilindasit e kuq mund tja fusin dhe nje koqe plumbi per te akuzuar fisniket qe po mbrojne Teatrin , bejne dy pune njekohsishte heqin nje legen te dalun boje dhe akuzojne Fisniket per krimin qe kane ba vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *