• |
ide | kryesore

Shitje të mëdha pas vdekjes së Kate Spade

Paparazzi, Slider



Ndarja e papritur nga jeta e stilistes amerikane Kate Spade, pak ditë më parë, ka bërë që çmimet e çantave të saj në tregun e gjërave të përdorura të rriten disa fish.

Një prej këtyre dyqave, por që shërben online, Tradesy, shpjegon se kërkesa për krijimet e Spade vetëm në ditën e vdekjes u rrit me 800 për qind. Çmimet u rritën po ashtu, çanta që më parë shiteshin 50 dollarë, tani kanë arritur në 300 dollarë, po aq sa kushtojnë dhe çantat e koleksionit të ri.“Kurdoherë që një artist i çdo fushe ndahet nga jeta, është një gjë e zakonshme që të rritet kërkesa për produkteve të tyre, si dhe çmimet “, shpjegon Kamini Lane, drejtorja e marketingut të Tradesy. “Por unë kurrë nuk kam parë një rritje kërkese dhe çmimesh kaq të lartë më parë.”

Stilistja 55 vjeçare, që së bashku me bashkëshortin e saj ngriti një perandori të modës, veçanërisht në Amerikë, u gjet e vetvrarë në apartamentin e saj në New York, më 5 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *