• |
ide | kryesore

Shpallja ‘Qytetar Nderi’ i Gafurr Mezrekut, reagon Rama: Turp, s’duhet të ishte propozuar asnjëherë

Lajme, Të fundit



Ndonëse është akuzuar nga PD dhe Sali Berisha si urdhëruesi i vendimit për shpalljen “Qytetar Nderi” të Gafur Mazrekut, që plagosi Azem Hajdarin me 5 plumba, kryeministri Edi Rama është shprehur kundër këtij vendimi.

Mësohet se në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama ka kërkuar llogari për këtë akt. Ai e ka quajtur një turp dhe është shprehur se nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë.

“Turp! S’duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur, e ne nuk dimë gjë”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama.

Gafur Mazreku plagosi me 5 plumba Azem Hajdarin në sallën e parlamentit gjatë debatit me të dhe bëri 5 vite burg për këtë ngjarje por sot Këshilli Bashkiak i Hasit vetëm me votat e të majtëve e shpalli “Qytetar Nderi”.

 



1 Comment

  1. turp esht qe ti zgjodhe ata q i dhan titullin nje vrasesi si ky mazreku,ti zgjodhe dhe vrasesit frrok,ndok,luiza e aleksander xhuvanin,perdhunuesit rosh,prenga e pjerdh e dhin ndreu,trafikantet balla,artur busha,tahira,balila,xhelila etj.
    rama ti je kryemuti i ter muteve dhe ter kazanve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *