• |
ide | kryesore

Studimi amerikan/ Çfarë pamje ka Zoti

Lapsi Leaks



Në këngën e nominuar për Grammy në vitin 1995 “One of Us”, këngëtarja Joan Osborne bëri një pyetje mijëravjeçare: Nëse Zoti do të kishte një fytyrë, si do të ishte ajo?

Tani, falë një ekipi psikologësh në Universitetin e Karolinës së Veriut, ne mund të kemi një përgjigje: Për shumicën e të krishterëve ai është një burrë i ri, i bardhë.

“Nga Michelangelo deri tek Monty Python, ilustrimet popullore vazhdimisht e kanë treguar një burrë kaukazian me mjekër të bardhë”, – shkruajnë hulumtuesit në studimin e tyre.

Psikologët pyetën 511 amerikanë, prej tyre 330 burra dhe 181 gra, 26% afroamerikanë dhe 74% të bardhë. Ata panë qindra fytyra, por shumica zgjodhi një version shumë më të ri dhe më miqësor të “Të Plotfuqishmit”.

“Këto rezultate ndihmojnë pikturimin e idësë se njerëzve mbi Zotin, i cili mund të mos i ngjajë pamjes së shkrimeve të shenjta ose historike. Fytyra e “Zotit modern amerikan” u duk më e këndshme sesa Perëndia e Kishës Sistine ndoshta duke reflektuar ide të ndryshme kulturore nga shekulli i 16-të deri sot” – thuhet në studim i cili thekson se gjithsesi Zoti parafytyrohet me ngjyrë të bardhë.

“Njerëzit kanë tendencë të besojnë në një Perëndi që duket si ata”, – tha për NBC Neës, profesori Kurt Gray, autor i studimit që shtoi se: “Shumica e njerëzve që morën pjesë ishin meshkuj dhe të bardhë”.

Ajo që habiti kërkuesit, ishte se edhe shumica e grave mendonin se “I Plotfuqishmi” ishte mashkull dhe “madje edhe shumë amerikanë me ngjyrë e panë Perëndinë si të bardhë … dhe me sy vezullues”, – tha Gray.

“Unë mendoj se kjo është për shkak se për mijëvjeçarë të krishterët janë udhëhequr ta mendojnë Perëndinë si mashkull të bardhë. Tani po ndryshon pak, por hierarkitë e kishave janë ende kryesisht meshkuj dhe kryesisht të bardhë. Në Kishën Katolike, për shembull, Papa është mashkull dhe priftërinjtë janë ende vetëm meshkuj” – tha Gray.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *