• |
ide | kryesore

Suedi/ Një person i armatosur hap zjarr ndaj turmës së tifozëve, disa të plagosur

Planet



Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Malmöës në Suedi, duke plagosur së paku pesë vetë. Ngjarja ndodhi teksa tifozët festonin sot fitoren e skuadrës së kombëtares ndaj Koresë së Jugut në Kupën e Botës në Rusi.

Sulmuesi, sipas disa dëshmitarëve, përdori një armë gjysmë automatike. Ndërkohë, policia sapo u njoftua për ngjarjen izoloi zonën ndërsa nisi kontrollet.

Tgcom shkruan se dëshmitarët kanë dëgjuar të paktën 15-20 të shtëna. Sipas të dhënave parapake një person doli nga një makinë dhe hapi zjarri mbi një grup njerëzisht. Fill pas ngjarjes ai u largua sërish me makinë. Policia tashmë është vënë në kërkim të një automjeti të errët, me të cilin udhëtoi agresori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *