• |
ide | kryesore

Terror në Rostov, merr flakë avioni i Arabisë Saudite

Rusi 2018, Sport



Çaste terrori për Arabinë Saudite. Avioni me të cilin udhëtonte kombëtarja e Lindjes së Mesme ka marrë flakë gjatë fluturimit për në Rostov, vendi ku do të luajë ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës kundër Uruguajit. Një prej motorëve, ka pësuar një defekt dhe ka shpërthyer në flakë, por për fat nuk e ka penguar pilotin ta cojë avionin në destinacion.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Saudite me një komunikatë në të cilën sigurojnë të gjithë për gjendjen e lojtarëve dhe pasagjerëve të tjerë: “Federata Saudite dëshiron ti qetësojë të gjithë për sigurinë e të gjithë anëtarëve të misionit të skuadrës Kombëtare: pas një keqfunksionimi teknik në një motor, avioni ka zbritur pak caste më parë në Rostov në aeroportin e Don. Lojtarët po i drejtohen rezidencës së tyre shëndoshë e mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *