• |
ide | kryesore

Thirrje në Parlament për grusht shteti, arrestohet deputeti grek i “Agimit të Artë”

Lajme, Të fundit



Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarius është arrestuar tre ditë pasi prokuroria greke ka urdhëruar për të ndjekje penale, bazuar në akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Barabarusis i ka shpëtuar mbrëmjes së të shtunës një kontrolli të policisë greke duke u larguar me shpejtësi, ndërsa sot ai është arrestuar në lagjen Pendeli, pas një operacioni të antiterrorit grek dhe bashkë me të është shoqëruar në polici edhe një person që e strehonte.

Deputeti neonazist ka bërë ditën e premte thirrje në parlament për grusht shteti, teksa kërkonte që ushtria të arrestonte presidentin e Greqisë dhe kryeministrin e saj.

Thirrja e tij për grusht shteti është bërë në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzuar kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras në lidhje me arritjen e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *