• |
ide | kryesore

“Vendimi për Mazrekun nuk do firmoset”/ PD i kërkon Ramës shkarkimin e kryebashkiakut

Lajme, Të fundit
partia demokratike selia .jpg



Pas qëndrimit të Kryeministrisë se distancohej nga vendimi që kishte marrë Bashkia e Hasit, e cila i akordoi titullin ‘Qytetar Nderi’ Gafur Mazrekut, i cili plagosi në 1997 Azem Hajdarin, vjen reagimi nga Partia Demokratike,

Sipas PD-së, asgjë nuk mund ta justifikojë Ramën me vendimin e tij kriminal. Edhe pse Kryeministria pohoi se Rama është angazhuar në këtë çështje dhe i kërkon Prefektit të Kukësit të mos e firmosë vendimin, Partia Demokratike thekson se Edi Rama duhet ta shkarkojë sot kryebashkiakun e Hasit, përfaqësues të Partisë Socialiste, për t’u distancuar nga ai veprim kriminal.

Reagim i Partisë Demokratike: 

Asgjë nuk mund ta justifikojë Edi Ramën në vendimin kriminal për të dekoruar njeriun që qëlloi me armë brenda sallës së Parlamentit Liderin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari!
Firma e prefektit nuk është zgjidhja! Është vetëm një mjet që Edi Rama të mos marrë përgjegjësi!
Edi Rama nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati dhe të fshihet pas Prefektit, sepse Kryetari i Bashkisë së Hasit është i tij, se ai ishte në dijeni të propozimit të kryebashkiakut të tij dhe, mbi të gjitha, Edi Rama ka në dorë ta shkarkojë atë. Që të tregojë distancim të vërtetë prej vendimit kriminal, Edi Rama duhet ta shkarkojë sot Kryetarin e Bashkisë së Hasit, përfaqësues i Partisë Socialiste, i zgjedhur nga Edi Rama.
Të ruajë të njëjtin standard si me këshilltarët e Kukësit që morën pjesë në protestë, të cilët, në pamundësi për t’i shkarkuar, i përjashtoi nga Partia Socialiste. Derisa të bëjë këtë akt të vërtetë distancimi, Partia Demokratike e konsideron Edi Ramën si urdhëruesin e dekorimit të atentatorit të Azem Hajdarit, për të cilin do të mbajë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *