• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nxirret trupi i pajetë i një të moshuari nga deti në plazhin e Durrësit

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Golemit në Durrës.  Një i moshuar rreth 75 vjeç është nxjerrë i pajetë në breg.

Sipas dyshimeve paraprake, i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi ka pësuar infarkt gjatë kohës që ka qenë brenda në ujë. Trupi i pajetë është nxjerrë jashtë nga dy të rinj të cilët kanë rrëfyer ngjarjen e tmerrshme.

Sipas dëshmitarëve, dhe policia ka mbërritur ende në vendngjarje, ndërkohë që pritet të vijë ambulanca të marrë kufomën. Në videon e siguruar nga JOQ, viktima është mbuluar me peshqir dhe gjendet i shtrirë në rërë.

Dëshmitarët nga vendngjarja raportojnë:

“U gjet nje i mbytur ne Golem, Durres, as ambulanca as policia ska ardhur akoma. Dukej rreth 75 vjec dhe mendohet se i ka rene infarkt ne uje, se nuk ishte shume ne thellsi, e nxorren 2 cuna.”

Nxirret i pajetë në breg pushuesi, pamje horrori në Golem on Vidnews.



1 Comment

  1. pse qfare prisnit te nxirrni nga deti i qelbesires rama: karkaleca ,e peshq.ko o krymba qenefi o trafikant te vdekur,pushues ose thas kokaine e kanabis .edhe detin e keni qelbur e lere shqiperin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *