• |
ide | kryesore

VIDEO / Po të mos ishte Kane, Anglia do kishte zhgënjyer me Tunizinë

Rusi 2018, Sport, Video



Anglia nuk shkëlqen në ndeshjen e parë në Botërorin e Rusisë dhe mund me vështirësi 2-1 Tunizinë. Për fat, uragani që përfshiu Tunizinë mban veshur fanellën e Anglisë. Harry Kane është ylli i mbrëmjes, autor i dygolëshit dhe i fitores së “Tre Luanëve”. 6 goditje në kuadrat në 45 minutat para për Anglinë janë një rekord më vete: kishte që nga korriku i vitit 1966 që nuk ndodhte në një pjesë të parë të luajtur nga britanikët në një ndeshje të Botërorit.
Anglia e ka nisur fort takimin duke kaluar në avantazh në minutën e 11′ me anë të yllit të Tottenham, Harry Kane. Në të 15-ën Tunizisë i është dashur të bëjë një ndërrim të detyruar pasi portieri Mouez Hassen është dëmtuar, duke e pasur të pamundur vazhdimin e lojës. Në vend të Hassen, trajneri Nabil Maaloul ka aktivizuar portierin e dytë Farouk Ben Mustapha.
Por në vend që të marrë goditje morale, Tunizia ka befasuar “Tre Luanët” në minutën e 35. Kyle Walker godet në fytyrë Ben Youssef dhe gjyqtari kolumbian, Wilmar Roldan ka akorduar 11 metërsh për Tunizinë. Ferjani Sassi nuk gabon dhe barazon shifrat në 1-1. Anglia e shtangur, këmbët të ngrira dhe frika për një dështim reale…
Pjesa e dytë nuk është në ritmin e të parës me Tunizinë që mbrohet mirë ndaj ofensivës angleze. Duhet të vinte koha shtesë që “Tre Luanët” të gjenin fitoren, sërish me protagonist Harry Kane që shënon edhe dygolëshin personal. Fitore në frymën e fundit për britanikët, që shmangin figurën e shëmtuar në startin e Kupës së Botës, ashtu në fakt si i ndodhi Gjermanisë e Brazilit më parë. Anglia merr tri pikët e para dhe vihet në ndjekje të Belgjikës, që kishte fituar me tre gola ndaj Panamasë në sfidën e parë të Grupit G.




1 Comment

  1. Ndeshjet e para të grupeve, ndryshe sa çpritej nga futbolli cilësor tradicional i shteteve me emër për këtë eveniment sportiv, si Brazili, Gjermania, Anglia e Spanja duke futur këtu edhe Italinë që nuk arriti të kualifikohet, ishin dëshmi e rrënies së nivelit të futbollit në këto vende.
    Pamvarësisht se Meksika me të cilën e përball Gjermania ka edhe ajo një futboll të njohur cilësor, jam habitur me nivelin e lojës së gjermanevë si asnjëherë tjetër.
    Skuadrat përfaqësuese të kombëtares gjermane janë shquar gjithmonë për kjartësi taktike, pasime perfekte e lojë racionale nga fillimi deri në fund.
    Në ndeshjen e parë të Gjermanisë, nuk po ju besoja syve se po luajnë gjermanët kampionë aktuale të botës, por ndonjë skuadër e një shteti pa traditë futbolli.
    Vazhdimisht gjuajtje e pasime të gabuara e mungesa të kjartësisë taktike.
    Spanjollët në tërësi si skuadër, ishin ku e ku më të saktë në përdorimin e topit e pasime sesa kundërshtarët e tyre portugezë, por rezultati ishte 3 me 3, vetëm se spanjollët nuk u përkujdesën të mbulonin Ronaldon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *