• |
ide | kryesore

Vrasje në Shkodër, ekzekutohet me silenciator 60-vjeçari (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës. 60-vjeçari Mehdi Kavaja është ekzekutuar në punishten e tij në lagjen ‘Tophanë’. Fillimisht u mendua se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrale por pas hetimeve dhe ekspertizës mjekoligjore rezultoi se vdekja kishte ardhur si shkak i dhunës së ushtruar ndaj tij. Burime nga grupi hetimor thonë se viktimës i është konstatuar një vrimë në kokë dhe pas autopsisë është gjetur dhe një plumb brenda. Dyshohet se ekzekutimi mund të jetë bërë me pistoletë me silenciator, pasi nuk janë dëgjuar të shtëna. 60-vjeçari riparonte brava automjetesh në punishten e tij. Trupi i tij i pajetë u gjet nga familjarët. Motivet e krimit nuk dihen ende. Policia ka nisur hetimet, duke sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *