• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Turqi/ A mund të humbasë Erdogan gjithçka?

F1, Kryesore, Planet



Rexhep Taip Erdogan ka fituar çdo palë zgjedhje në Turqi për 16 vitet e fundit. Kriza e tanishme ekonomike do të thotë se ai është tani në rrezik të humbasë shumicën e tij parlamentare dhe rizgjedhja e tij si president nuk është e sigurtë.

Nëse besojmë sondazhet e fundit, 45-50% e elektoratit turk do të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale për presidentin e tanishëm Erdogan, më 24 qershor. Megjithatë, në realitet, kjo shifër mund të jetë shumë më e ulët.

Hakan Bayrakci zotëron institutin hulumtues SONAR. Ai thotë se njerëzit në pushtet kanë krijuar një klimë frike dhe si rezultat pothuajse 10% e votuesve nuk duan të hapen mbi kandidatin e tyre të preferuar. Sipas Bayrakci, këta votues japin deklarata të rreme në sondazhe, që do të thotë se ka shumë gjasa që rezultati i zgjedhjeve të devijojë nga sondazhet.

Që kur Turqia miratoi reformat kushtetuese në një referendum të prillit 2017, elektorati ka pasur dy vota. Njëra është për presidentin e ri, ndërsa tjetra vendos se cila parti do të ketë vende në parlament. Erdogan nuk ka humbur zgjedhje në 16 vite, por zgjedhjet e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të vështirat në karrierën e tij politike. Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, që ka bërë politikën turke që nga fitorja e tij e parë në vitin 2002, po përgatitet gjithashtu për zgjedhjet e saj më të vëshitra.

Problemet e Turqisë janë duke u përkeqësuar 

Ozer Sencar, i cili zotëron institutin e kërkimit të opinionit Metropoll, ka ndjekur karrierën e Erdoganit për 25 vite. Ai thotë se Erdogan nuk ka drejtuar kurrë një fushatë kaq të keqe zgjedhore. Erdogan nuk përcakton rendin e ditës ose paraqet ndonjë vizion për të ardhme. Kur shfaqet në publik ai duket i dobët dhe i mungon pasioni. Sencar i tha Detsche Welle-s: “Ai kurrë nuk ka bërë kaq shumë gabime në fjalimet e tij”. Sensar nuk beson se Erdogan do ta mbajë pushtetin.

Erdogan ka udhëhequr Turqinë për 16 vite dhe është konsideruar prej kohësh si më i forti në politikën turke. Suksesi i tij më i madh ishte ringjallja e ekonomisë. Gjatë dekadës së kaluar, të ardhurat mesatare vjetore janë rritur nga 3500 dollarë në 10000 dollarë, dhe ka pasur një zhvillim të madh në sektorin e ndërtimit në të gjithë vendin.

Megjithatë, sot, ekonomia turke nuk është në gjendje të mirë. Që nga grushti i dështuar i shtetit në korrik të vitit 2016 dhe gjendja e jashtëzakonshme që pasoi, lira turke ka humbur më shumë se 30% të vlerës së saj. Nuk ka më pothuajse asnjë investim. Besimi i tregjeve ndërkombëtare në ekonomikë turke po bie. Erdogan, i cili publikisht hodhi poshtë normat e interesit në bazë të bindjes fetare, duhej të bënte një sy qorr kur Banka Qëndrore Turke ngriti normat kyçe në javët e fundit. Turqia tani është në vend të katërt në rang global përsa i përket interesave bankare, pas Argjentinës, Venezuelës dhe Iranit.

“Për herë të parë në 16 vite Erdogan nuk është i suksesshëm, ai nuk mundet të udhëheqë ekonominë. Problemet në arsim dhe kujdesin shëndetësor po rriten” – tha Sencar. Njerëzit turq po fillojnë të ndiejnë efektet e krizës ekonomike, shtoi ai, gjë që shpjegon mungesën e entuziazmit në tubimet zgjedhore të Erdoganit.

                                  (Muharrem Inca) 

Opozita gjithnjë e më e motivuar 

Gulfem Saydan Sanver gjithashtu vëren se Erdogan po e sheh gjithnjë e më të vështirë komunikimin e tij me njerëzit. Sanver fitoi çmimin “Pollie” të Shoqatës Amerikane të Konsuletëve Politikë me doktoratën e saj në “suksesin zgjedhor të AKP-së”. Ajo argumenton se shfaqjet e vetme të Erdoganit brenda partisë tani janë një dizavantazh. “Ai qëndron atje vetëm, në takime dhe duke dhënë fjalime, dhe ai nuk mund ta përcjellë mesazhin e tij tek të gjithë.” – tha Sanver.

Përfituesi kryesor, sipas Sanver, është Muhharrem Inca. Kandidati presidencial i Partisë Popullore Republikane Socialdemokrate, CHP, kohët e fundit ka rritur vlerësimin e tij në sondazhe mbi 30%, dhe opozita kryesore tani është më e motivuar për të fituar zgjedhjet. “Erdogan është ende duke u përpjekur të luajë me frikën e votuesve konservatorë të krahut të djathtë” – tha Sanver për Deutsche Welle. Kjo, thotë ajo, është arsyeja pse ai ka folur për operacionet ushtarake kundër Partisë së Punëtorëve Kurkë, PKK, në Irakun e veriut në fjalimet e fundit të zgjedhjeve, në një përpjekje për të nxitur frikën mes elektoratit. Nëse votuesit kanë frikë, ata kanë frikë nga një ndryshim i udhëheqësit dhe kanë më shumë gjasa të votojnë për presidentin aktual.

Fundi i sistemit të fortë presidencial? 

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Erdogan ende mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë. E ashtuquajtura aleanca republikane e AKP-së dhe Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, MHP, megjithatë mund të humbasë shumicën e saj parlamentare në krahasim me opozitën, gjë që do të thoshte se Erdogan nuk do të kishte më një bazë fuqie në parlament. Sistemi i fortë presidencial, që politikanët e opozitës e shohin si një formë të diktaturës, nuk do të materializohej për të.

“Nëse AKP humb shumicën parlamentare, Erdoganin e presin kohë të vështira përpara” – tha Sanver. Pas imponimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Erdogan ishte në gjendje të miratonte ligje dhe të qeveriste me dekret. Vlerësimi i Sanverit: “Nëse AKP nuk ka më shumicë në parlament, Erdogan do të humbasë një pjesë të fuqisë së tij aktuale, edhe nëse ai do të rizgjidhet. Ai nuk do të jetë një president efektiv dhe ai do të duhet të njohë autoritetin e parlamentit”.

Deutsche Welle, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. Erdoganit Qeni im ne Kosove ja dhjeft gojen turke.
    erdogani nje putin nr-2,qe partizanet e tij fikun dritat dhe vjedhin votat.
    Erdogani ka ber plane te zeza per shqiperi dhe kosoven,qe ti turqinizon dhe konsideron si dy enklava e vilajete turke,por ky plan sekret ka me ja hanger koken,se ka akoma anvi rrustema,dhe do ti lene eshtrat ne kosove,si sulltan murati,nga marash kopiliçi i drenices,qe ja nguli thiken ne bark.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *