• |
ide | kryesore

Mbyllet pjesa e parë, Kolumbia barazon me 10 lojtarë

Rusi 2018, Sport



Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë e ndeshjes mes Kolumbisë dhe Japonisë, e para për Grupin H, ku bën pjesë edhe Polonia e Senegali. Në Mordovia Arena Kolumbia ishte favoritja, por e nisi ndeshjen shumë keq: në disavantazh numerik dhe në rezultat që në minutën e 3. Karton i kuq për Sanchez dhe 11 metërsh në favor të aziatikëve, që e shndërroi në gol në minutën e 6 Kagaëa. por Japonia edhe me 10 lojtarë nuk është shumë e fortë për Kolumbinë, që provon dhe gjen barazimin në minutën e 39, me një gol inteligjent të Quinteros. Kolumbiani ka shënuar me goditje dënimi, duke e kaluar topin poshtë barrierës. Portieri i Japonisë nuk e ka mbajtur dot jashtë vijës, gjë që është konfirmuar edhe nga teknologjia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *