• |
ide | kryesore

Çfarë mendojnë personazhet për shenjën e tyre të horoskopit

Paparazzi, Slider



Kur bëhet fjalë për horoskopin, shumë njerëz janë të lidhur me shenjën e tyre të zodiakut. Sigurisht edhe personazhet e njohur ndërkombëtarë. Mësoni sesi janë shprehur disa nga yjet e Hollyëood-it lidhur me shenjën e tyre të horoskopit.

Selena Gomez: “Për dreq unë jam një gaforre, kaq shumë e ndjeshme. Ndjej dhe përjetoj gjithçka shumë dhe kjo është gjëja që më pëlqen dhe dua më shumë tek vetja”.

Chrissy Teigen: “Unë jam një shigjetar, por në fakt të gjitha shenjat me duken njësoj”.

Kendall Jenner: “Shenja ime e horoskopit është Ujori. Jam shumë e prerë me njerëzit. Nëse të dua, të dua, por ama nëse nuk të pëlqej, më qëndro larg”.

Kim Kardashian: “Kylie është Luani dhe unë Peshorja. Këto dy shenja plotësojnë njëra-tjetrën. Luani është një shenjë zjarri dhe Peshorja një shenjë ajri. Zjarri ka nevojë për ajër, kështu që jemi kombinimi perfekt”.

Kylie Jenner: “Nëse një Luan të sheh duke të gënjyer, ka marrë fund e gjitha. Nuk do të bësojnë më kurrë”.

Rihanna: “Peshqit kanë një rreth të ngushtë dhe nuk janë kurrë të interesuar në miqësi të përkohshme”.

Taylor Sëift: “Unë jam Shigjetari, çka do të thotë që jam shumë optimiste, më pëlqen të udhëtoj dhe të bëj gjithmonë diçka të re”.

Gigi Hadid: “Jam e sigurtë në pjesën më të madhe të kohës, por edhe unë kam ditët e mia kur dua të rri vetëm, kjo sepse unë jam një Dem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *