• |
ide | kryesore

Deputeti Paulin Sterkaj shtrohet me urgjencë në spital

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik. Jemi të gjithë me ty”, shkruan Rama.

Deputeti Stërkaj ndodhet në QSUT nën kujdesin e mjekëve pasi nuk është ndjerë mirë në mbledhjen e grupit.



8 Comments

  1. ku e cut te shteterori, mos e beni ate gabim, nje veze e zier per te semuret qarkullon 1 jave asnjeri se ha

  2. Sambisti i diktatures qe shtronte ne dru njerezit qe nuk bindeshin urdhërave te partise …. po do shpetoje edhe ket radhe sepse me trafikun e mallit keto 27 vite ka bere aq para sa ti vene nje zemer te re ….

  3. Nuk eshte mire te komentosh per njerez qe jane te semure ;Po nje fale e urte popullore thote se;po hengre pa djersen e ballit vjen nje dite dhe e vjell.

  4. Kur bën prostitucion politik e ke të garantuar sëmundjen, sepse duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. I mungon kultura e të ushqyerit, prandaj duhet të kthejë mbrapsht gjënë e vjedhur. Figura të tilla nuk i mungojnë Partisë komuniste, të punës dhe socialiste, e cila sapo festoi 77 vjetorin e lindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *