• |
ide | kryesore

Dialogu Serbi-Kosovë/ Mediat serbe: Gjermania kërkon të zëvendësojë Mogherinin me një përfaqësues special

Lajme



Në pritje për vazhdimin e dialogut në Bruksel, në prapaskenë brenda Bashkimit Evropian “përsëri po përzihen letrat”. Kështu së paku shkruan media serbe Blic.rs, sipas të cilës Gjermania ka një propozim me të cilin në vend të shefes së diplomacisë së BE, Federica Mogherini, negociatat të udhëhiqen nga një Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian. Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nga raundi i parë, i mbajtur në mars 2011, udhëhiqet nga Brukseli.

Por siç shkruan kjo media, përcjell Telegrafi, në muajt e fundit, flitet për një format të ri, në të cilin SHBA do të ishte e përfshirë si një këshilltar, i cili do ti konvenonte Prishtinës, por edhe Rusia, që është një ide e Beogradit.

“Gjermania ka dëshirën që në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, rolin kryesor ta merr i dërguari special, i cili do të emërohet nga shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogerini. Arsyeja thuhet se është sepse Mogerini njëkohësisht merret me punë të shumta dhe nuk ka kohë për t’i kushtuar vëmendje të plotë dialogut dhe zgjidhjen e problemeve që dalin në rrjedhën e negociatave që do të vijnë”, citohet të ketë thënë një burim i Blic.rs.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *