• |
ide | kryesore

E konfirmon Thaçi: Të dielën faza e fundit e dialogut me Serbinë

Lajme, Të fundit



Pas konfirmimit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç se faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të fillojë këtë javë, të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij faza e fundit e dialogut do të zhvillohet të dielën.

“Mund të them se kabineti sot ka qenë në kontakt me Federica Mogherinin për të hapur fazën e re të dialogut. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen për të vazhduar mundësinë e riimplementimit të marrëveshjeve të arritura dhe për të hapur një kapitull të ri në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Takimi në nivel presidentësh do të ndodhë të dielën, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do të jemi në kontakt me të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe spektrin kosovar politik, shoqërinë civile për të ndërtuar një koncenzus sa më të gjerë për këtë çështje”, tha ai.

Thaçi këto komente i bëri pas prezantimit të fushatës “Bëhu zëri im”, ku u kërkua që Serbia të jap përgjegjësi për krimet e luftës që i ka bërë në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *