• |
ide | kryesore

Ekspertët: Rusia ka rinovuar bunkerin bërthamor pranë Polonisë

Planet



Rusia mund të ketë rinovuar bunkerin e magaziminit të armëve bërthamore në Kaliningrad.

Ky është përfundimi që kanë arritur ekspertët, pasi kanë shqyrtuar me imtësi disa foto satelitore. Sipas ekspertëve, rikonstruktimi i bunkerit atomik, që gjendet vetëm 50 kilometra larg kufirit me Poloninë, mund të ketë nisur që në vitin 2016.

“Me sa di unë, ai është vendi i vetëm i magazinimit të arsenalit bërthamor në zonën e Kaliningradit. Punimet e bëra atje ngrenë padyshim pyetjen se cili është statusi operacional i këtij bunkeri” – u shpreh specialisti i armëve bërthamore, Hans Kristensen, për ‘The Guardian’.

Rinovimi do të thotë se bunkeri mund të furnizohet me raketa me mbushje atomike brenda një kohe të shkurtër, shkruan Top Channel.

Vetë pozicioni i tij në Kaliningrad e bën mjaft problematik për planifikuesit ushtarakë të NATO-s, sepse, edhe nëse në rast konflikti do të përdoreshin armë me rreze të shkurtër veprimi, ato sërish do të rrezikonin qytete të rëndësishme anëtare të aleancës, si Berlini e Varshava.



1 Comment

  1. Ne qofte se Polonia vendos baze raketash te NATOs ne territorin e saj, pse duhet te habiten qe Ruset do te kunderveprojne e te marrin masa per veten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *