• |
ide | kryesore

Evra:Nuk shkoj më në shtëpinë e Ronaldos pas kësaj që bëri

Paparazzi, Slider



Patrice Evra ka treguar në një intervistë në radio rreth kampionatit botëror të futbollit, se darkat në shtëpinë e Cristiano Ronaldos nuk janë një ide e mirë.

Mbrojtësi i West Ham United, i cili ka luajtur krah Ronaldos në “Old Trafford”, i ka treguar gazetarëve se shoku i skuadrës e kishte lënë të “vdiste” urie në shtëpinë e tij.“Ai më tha, ‘Eja Patrice! Kalo për një drekë’. E merrni me mend si mund të isha pas stërvitjes. Dhe Cristiano vuri në tavolinë sallatë dhe pak mish të bardhë pule. Nëse prisnit që do të ngopesha, gaboni rëndë sepse kaq kishte në tavolinë. As mish tjetër, as lëngje, as alkool. ASGJË!”, – u shpreh Evra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *