• |
ide | kryesore

FOTOT/ Këta janë 3 shqiptarët që u arratisën sot nga banjoja e qelisë në Greqi

Lajme, Të fundit



Policia greke ka ndërmarrë një operacion të gjerë për gjetjen dhe kapjen e tre shtetasve shqiptarë. Ata u arratisën nga qelitë e rajonit të policisë të Argjirupolit. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:30 të së martës, 19 qershor.

Ata kanë mundur të presin shufrat e hekurta të dritares së banjos së qelisë dhe u hodhën përtokë nga një lartësi prej 10 metrash. Ata u diktuan nga rojat e rajonit, por mundën të kapërcejnë murin rrethues e të zhduken. Ata ishin arrestuar më 13 qershor, të akuzuar si pjesëtarë të një bande kriminale, që kishte kryer të paktën 70 vjedhje spektakolare.

Përveç vjedhjeve, ata akuzohen edhe për trafik droge, pasi në shtëpinë e kreut të bandës u gjetën 18 kilogramë kanabis dhe tre peshore precizioni. Mediat greke kane publikuar fotot,  por jo emrat e shqiptarëve të arratisur.



1 Comment

  1. I hapen deren thuaj …. Ceshtja eshte se pse e kan fatin vetem shqiptaret te ikin keshtu nga burgu ….?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *