• |
ide | kryesore

Gent Zenelaj i vihet kundër Erion Isai,’Drejtor i ri,nuse e re’

Paparazzi, Slider



Erion Isai është zgjedhur Drejtor i Teatrit të Kukullave. Nga ana tjetër, ai është shprehur pro shembjes dhe rindërtimit të Teatrit Kombëtar. Por disa prej epiteteve që ka përdorur Erioni në fjalimin e tij duket se i kanë lënë shije të hidhur aktorit Gentian Zenelaj.

Sot ai ka bërë një postim në Facebook, dedikuar “Erion Isait dhe të tjerëve”. Ndër të tjera, Genti e krahason Erionin me nusen e re që duhet të bjerë dakord me kunatat dhe duhet të ruajë marrëdhënien e mirë me vjehrrën e Bashkisë dhe vjerrin e Kryeministrisë.

Gjithashtu, moeratori i “Stop”, në këtë shkrim ironizon faktin që Erioni i ka quajtur aktorët partiakë, ndërkohë që edhe vet po bën të njëjtën gjë.

“Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit. Më ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit, pastaj i quajte mitingarë, partiakë, zhurmanjosë etj. etj..

Në fillim u revoltova, pastaj piva edhe një kafe tjetër dhe vendosa të shkruaj dy rreshta unë për ty. Erion, je drejtor i ri, je pak a shumë si një nuse e re. Po, kështu i themi ne nga anët tona…

Nusja e re dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara, ke beteja të përhershme me kunatat e tjera, ata që janë drejtorë ose ata që nëpërmjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty, por ke detyrēn e vështirë t’i fitosh edhe zemrën vjehrrës së Bashkisë dhe sidomos vjehrrit të Kryeministrisë.

E di Erion, nuk e ke aspak të lehtë, e ka politika këtë gjë: të detyron të gëlltisësh gjëra që nuk duhet dhe problemi është që nuk i vjell dot më, do i kesh në bark tërë jetën. I quajte kolegët e tu partiakë Erion, por harron që aty ka shumë kolegë, ka kolege që flasin në skenë por ka kolege edhe poshtë që dëgjojnë…”- ka shkruar Genti në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *