• |
ide | kryesore

Noka nuk i ndahet Veliaj, Noka: Ti e mbylle çështjen e Ardit Gjoklaj, ti po vjedh Tiranën

Lajme, Të fundit



Një situatë sa serioze aq edhe komike është krijuar jashtë sallës së komisionit. Kreu i Bashkisë së Tiranës pas daljes nga komisioni i medias ka folur jashtë por sërish në ambientet e Kuvendit për praninë e tij dhe teatrin.

Por ndërsa ka qenë duke folur, nga pas ka mbërritur deputeti i PD-së Flamur Noka bashkë me kolegun Klevis Balliu që kanë nisur të flasin sërish.

Mes tyre u zhvillua një tjetër debat i shkurtër dhe më pas Veliaj ka rimarrë fjalën para gazetarëve duke akuzuar opozitën se thotë ‘mos bëj si bëj unë por bëj si them unë’.

Noka: Ti e mbylle çështjen e Ardit Gjoklaj, ti po i vjedh qytetarët e Tiranës.
Veliaj: E mirë vazhdo. Ta lëmë të vazhdojë.
Balliu: Ç’domethënë të marrësh në intervistë.
Veliaj: Pyet babain tënd se e di ça do me thënë.



1 Comment

  1. e kuptoni paradoksin..hajduti thote kapeni hajdutin..ata qe akuzojn duhet te kene moral e te jene te paster ne radhe te pare ..po kush eshte i paster nga ata atje..jane njelloj te tere.bajne show para nesh..pas nesh ndajne shtepite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *