• |
ide | kryesore

PDIU po shpërbëhet, Shpëtim Idrizi bën sikur s’ka ndodhur asgjë: Largimi i deputetëve, lajm i vjetër

Lajme, Të fundit



Pas lajmit që u përhap me shpejtësi se dy deputete u larguan nga PDIU, ku njëra prej tyre kaloi tek PS-së, ka reaguar kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Idrizi tha edhe njëherë se ky ishte një lajm i vjetër tashmë, ndërsa theksoi se një nga deputetet, Elena Xhina, ende nuk e kishte deklaruar largimin.

“Një gjë duhet ta them shumë qartë. E para është lajm i vjetër pasi direkt pas zgjedhjeve pati një deklarim për largim tek PS. Është ricituar ai lajm. Për PDIU ajo që na ndan dhe bashkon është çështja çame. Deputetja e dytë mesa di nuk është larguar, siç edhe ajo deklaroi. Këtë radhë kishim më shumë vota dhe ngelëm me 3 deputetë. Akti i fundit i luajtur ishte me deputetin Rakipi, i cili u akuzua për një gjë që s’u mor vesh. Ajo që është me rëndësi është fakti që me mungesën e deputetëve të PDIU në Kuvend, jo për shkak të votave, pasi ne u rritëm me vota. Sot ku jemi? Çështja çame nuk është më pjesë e qeverisë”, tha Idrizi.

Deputetja që fitoi mandatin me PDIU-në, Reme Lala deklaroi të dielën nga aktiviteti i kryeministrit Edi Rama në Peshkopi se do bashkohej “me më të mirën” që sipas saj është PS-ja, duke folur edhe në emër të koleges së saj Elena Xhina. Por kjo e fundit në një deklaratë të saj mohoi lëvizjen e saj tek PS, ndërsa tha se ishte e pavarur.



4 Comments

  1. I mjeri ti me këtë çështjen çame që ë përdorë për qëllime personale. Të gjithë të kanë braktisur pasi të njihen mirë kush je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *