• |
ide | kryesore

Rudina Xhunga rikthehet në shtator në ‘Top Channel’?

Paparazzi



Duket se lëvizjet e gazetarëve të njohur në televizione nuk kanë të ndalur. Pritet që të jetë Rudina Xhunga të rikthehet në Top Channel. Deri pak ditë më parë u përfol largimi i Fevziu nga Klani për në Top Channel, por duket se edhe Xhunga do të kthehet në ekranin e televizionit ku ka punuar disa vite me radhë.

Ardhja e Ben Blushit në krye të Top Channel ka afruar shumë gazetarë të njohur dhe emrit më i fundit pritet të jetë ai i Rudina Xhugës, dikur drejtuese e emisionin Shqip në këtë televizion.

Sipas Bordo Rudina Xhunga do të rikthehet në Top Channel në shtator. Me gjasë ajo do të zëvendësojë emisionin “Të paekspozuarit”, që u shfaq së fundi në këtë ekran nga gazetari Ylli Rakipi.

Xhunga, pas largimit nga Topi, shkoi në Vizion Plus ku drejtoi emisionin Dritare, por pas një periudhe 20-vjeçare vendoi të largohet edhe nga ky televizion. Si arsye për largimin e Xhungës nga Vizion u përfol edhe si shkak i ardhjes së Sokol Ballës në postin e drejtorit ekzekutiv.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *