• |
ide | kryesore

Sherri me Veliajn në Kuvend, Rama ironizon opozitën: T’u japim leje ndërtimi pë Kullën e Sporteve Trup me Trup

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka komentuar situaten e tensionuar që u krijua sot në Komisionin e Medias. Deputetët e PD kërkuan dhe tentuan ta nxjerrin jashtë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

‘Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht (se shpirtërisht ka firuar me kohë), por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve Trup me Trup?, shkruan Rama ne nje postim ne rrjetet sociale.

Në sherr u përfshinë disa deputetë të PD, teksa Flamur Noka ishte i pari që u ngrit nga karrigia për të larguar nga mbledhja kryebashkiakun Veliaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *