• |
ide | kryesore

Tepsixhinjtë që paguhen nga shteti dhe mbrojnë shembjen e teatrit

Kryesore, Lajme



Askush nuk mund t’ia mohojë meritën: secila dalje e Erion Veliajt në publik nuk mund të kalojë pa pasoja. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë me vënien e kryebashkiakut në frontin e parë të betejës së Teatrit. Ai ka nxjerrë nga skutat, për të vendosur në plan të parë gjithë bythëlëpirësit e administratës shtetërore.
Të gjithë drejtorët që paguhen me para buxhetore, janë shndërruar në dekorin e pushtetit për të bërë propagandë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Lexo më tej:

Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

Pse nuk i bindi aktorët shfaqja e Erion Veliajt për projektin e teatrit

Kështu, Erion Isai (i pari majtas), i emëruar i freskët si drejtor i Teatrit të Kukullave jo vetëm është pro shembjes, por ai i ka quajtur ata që mendojnë ndryshe nga ai “minj që nuk kanë frikë të të shikojnë në sy”, duke huazuar edhe fjalorin e Veliajt për aktorë të nxitur nga partitë e opozitës dhe aktivistë mitomanë të shoqërisë civile.

Zamira Kita (e dyta nga e majta), drejtore e Teatrit të Korçës, edhe ajo për prishjen e Teatrit Kombëtar, nuk ngurroi të zihej publikisht me kolegët e saj në një tubim që ishte mbledhur për punë tjetër. Madje me një miopi prej injoranti, ajo arriti të deklarojë: “Nuk më interesojnë se ku ngrihen kullat, boll mos jenë brenda territorit të teatrit”.

Hervin Çuli (i mesit) edhe ai i deklaruar pro prishjes, nuk është mjaftuar me këtë shërbim. Zelli i tij i kaloi pritshmëritë, kur hapi një konflikt për rrogën e Mirush Kabashit duke dëshmuar se është i gatshëm të bëjë opozitarin e opozitarëve të treshes Rama, Veliaj, Kumbaro.

Edhe në dëgjesën tjetër që u zhvillua nga Veliaj me teknicienë të ndërtimit, u vu në pah drejtori i shërbimit zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj (i katërti), i cili vuri alarmin se godina mund të përfshihet nga flakët, se ajo nuk ka pajisje për aspirimin e tymrave dhe evakuimin e mjedisit. Po në logjikën “teatri duhet shembur”, ai as nuk e kishte vënë ujn në zjarr se si rregulloheshin këto mangësi apo sa kushtonte neutralizimi i rrezikut të zjarrit.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu (i pesti nga e majta në të djathtë) as nuk dëgjoi të diskutohet për rikonstruksion, duke përmendur një raport të dirigjuar të institutit të tij për degradimin e ndërtesës nga ana e konstruksionit, problemeve elektrike dhe sanitare. Ai nuk bëri asgjë më shumë se ajo që ka thënë Edi Rama që në vitin 2001, se Teatri rrezikon shembjen megjithëse ai nuk është shembur asnjëherë.

Pas gjithë kësaj parodie shtrohet një pyetje: Si shpjegohet që të gjithë ata që nuk kanë asnjë interes, janë të merakosur dhe duan të kuptojnë, kurse ata që janë drejtorë të shtetit bëhen pa skrupuj dhe bishta të propagandës zyrtare.

Kjo histori shkon më përtej karakterit dhe defekteve të tyre njerëzore. Ajo hedh poshtë kryepremtimin elekoral të Edi Ramës për ta zhveshur shtetin nga njerëzit e tepsisë. Në fakt ky debat për teatrin po vërteton se administrata është mbushur me yesmenë që u dridhen leqet nga urdhërat e partisë.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. of kuku lele erionka velina,erionka isai,erionka braqe se ku i gjen rama keta krymba qenefi qe vete m.t enveri,stalini,frroku,roshi,dosho etj krymba hajn.ky orionka isai i ngjan miut me te shemtuar ne bot ky esht nji mi dhe urith .

    1. Keta, te gjithe, bythen kane te tyren, karriken e kane te Kryeministrit. Neser zgjohe pa karrike.

      Kryeministri, edhe ne borderone e kompanise private te kisht qene, nuk do punonte kaq fort per transferimin kapital te tokes publike. I bie te mos jete ne bordero, dhe ti jete ofruar me shume.

  2. Ata fytyre qelburit duken qe jane servila qe nga sy zhaba i Kolonjes-Isai-sykoqe lepuri i teatrit-Culi-po me vjen keq per Zamira Kiten .Sa poshte ke rene moj Zamira?Per hir te karrikes te drejtorit te teatrit Andon Zako Cajupi-te qytetit te Korces u ktheve ne nje servile dhe sahan lepirese e ketyre ndyresirave ne qeveri qe jane pjelle e atyre qe te persekutuan dhe te perndoqen ne sistemin e qelbur komunist .Si nuk e kujton valle ate kohe kur ishe vajze ere kishe mbaruarinstitutin ee larte te arteve per aktrim dhe nuk punove as nje dite ne ate teater qe sot ti je drejtore deri ne permbysjen e sistemit,po te derguan -pergjegjse -vater kulture-[keshtu quheshin ne ate kohe shtepite e kultures te fshatrave ]ne fshatin Pirg.Valle nuk te kujtohen?A do ta kerkonte prishjen e teatrit Pandi Raidhi,Stavri SHkurti,Thimi Filipi,LLazi Serbo,Perika Gjezi ,AlekoProdanipo te ishin tani gjalle ti shkele me te dyja kembet brezin e aktoreve te asaj plejade mbi Robert Ndrenike Mirush Kabashin e shume te tjere.

  3. Kjo ndodh pasi i paafti ,servili,i paskrupulli ka zaptuar karriget e drejtoreve te shtetit per t’i sherbyer kastes qeverises ,kuptohet duke perfituar dhe vete ndonje therime nga mali i korrupsionit.Kjo ishte Shqiperia qe deshem dhe keshtu do jete gjithmone me kete popull injorant.

  4. Sa po mbaroj ta palloj njehere kere Zamiren. Po mbrapsht dhe kjo te jete me fytyre nga nje foto e Erjonit, qe te bertase

  5. PO pse ore me teatrin do permbysni qeverine,shkoni ne zharres ku njerzit dhe lopet pijne uje me squfur,ku toka nuk mbyllet dot…Pune kalemxhinjsh,apo Blushi me libran qe e ndriti ,hajdute dhe pirate.

  6. Te gjithe keta te neveritshem dhe pervers sidomos shoqja Kita me kujtoj “Shkurte Pal Vaten” kurse ata bubrrecet e tjere me kujtuan “Fuat Celen” Dy simbolet exemplare te Shqiperise komuniste.Po prape Shqiperise komuniste eshte.

  7. Ke Lane edhe nji gruqime pa permen,nji fare Laert Vasili,qe ishte ma shume se Gramoz Ruci ne devocionin ndaj Partise.

  8. Nuk kuptoj nje gje!! Keta pushtetare qe trumbetojne me te madhe qe godina teatrit rrezikohet nga shembja, nga zjarri perse nuk i vene kycin godines!!!! Aty akoma luhen shfaqje, priten bileta, futen 300 njerez. Kush mund ta mbaj mbi supe kete pergjegjesi?!?!? Askush, kurren e kurres. E gjitha kjo eshte nje alarm fals. Eshte per te justifikuar hajnit e tyre. Ndertimi i kullave, pastrimi i lekeve te droges dhe korrupsionit, eshte politike qeverisese. Po ndodh dhe aty ne zonen e teatrit, si zone e qendres. Kjo eshte. Kaq e thjeshte.

  9. Na myti injoranca! Lexoni komentet! Njerez qe nuk dine shqip! Njerez idiote qe nuk dine gje tjeter por vetem shajne!Andi dhe Armando shkruajne per keta injorante se njeri tjeter nuk i lexon shkaravinat e tyre! Te rroje injoranca saliniane! Te rinjte ne Shqiperi nuk dine shkrim e kendim! Vetem te votonit Saliun serb dhe nuk kishte nevoje per edukim!

  10. Diktatura Rama eshte pasoje direkte e keqqeverisjes se administrates se meparshme. Kur vendi ngelet mbrapa ka gjithmone nje reaksion nga populli qe voton per diktatura te majta pasi demagogjia e tyre behet me e kendshme ne ato momente. Problemi i diktaturave nga ana tjeter eshte se hilet i dalin me kohen, por parandalimi duhet te kishte ardhur duke qeverisur mire, jo tani qe kane kontrollin dhe abuzojne.

  11. Zamira???? Hahahahaha! Hajde shikoni si eshte degraduar teatri i korces qe sapo mbushi nje vit. Nje shpelle pa ngrohje e pa zyra qe dyshekese ne hyrje i eshre hapur nje vrime sa koka e zamiras. Dhe te tjerat qe ben kjo prapa kuintave me bileta te shtypura dy here i njejti vend qe te futin ndonje lek ne xhep dhe te tjera e te tjera sa te duash. Perdite vjedh kjo. Viedh dhe nga halli se i shoqi i pi shume mall. Ska faj. Gjera pe peleshke.

  12. Si perfundim ne tere keto komente une 4 persona shoh por qe shkruajne me pseudonime te ndryshme.

    Me duket se kemi te bejme me persona qe e kane KOMENTIMIN neper porale si aktivitet kryesor te dites se tyre.

    pra njerez pa jete.

    Lere pastaj kur shoh nivelin e komenteve dhe menyren e te shkruarit , te vjen per te vjelle.

  13. ….drejtorit te zjarrfikesve, nuk i ben pershtypje godina e teatrit, se i duket si i oborri i zjarrfikesve te Tiranes, qe ia dha per te ndertuar kryetarit te minibashkise 7, godinen 4 kateshe…..zoteria mori edhe toke nga zjarrfikesit, mori edhe trotuarin publik……prandaj nuk i ben pershtypje….

    madje Goxhaj edhe mund te propozoje: beni nje kulle edhe te zjarrfikeset, mjaft qe te riparohet, nuk ka problem se e vendosni zjarrfikesin ne kat te 7-te…..

  14. keta bashibozuke dhe tepsixhinje perpara se te beheshin drejtora skishin buke te hanin. ZAMIRA KITA punonte me grep para 4 vjeteve ne nje shtepi me qira ne KORCE. bente pune dore , dantella apo gjera te tilla. SOT I BEN PUSHIMET NE MONAKO, SAN TORIN , MALVIDE . DOMOSDO BEJNE ISO PARTIS. LE TU BEHEN PARET E VJEDHURA KETYRE BREJTESVE SHIRINGA DHE ORGJI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *