• |
ide | kryesore

VIDEO-LIVE/ Përplasje mes Flamur Nokës dhe Erion Veliajt, ndërhyn garda

Lajme, Të fundit



Tensionohet keq situata ne Komisionin e Medias, ku kryetarja e Komisionit ka kërkuar prej fillimit te seancës daljen jashtë te kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai nuk ka pranuar por është çuar deputeti Flamur Noka pasi Garda nuk po nderhynte.

Edhe më herët ka patur përplasje dhe fyerje debati ne Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mes kryetares se Komisionit Albana Vokshi dhe kryetarit te Bashkisë Erion Veliaj.

Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar sot ne këtë seance për te folur për çështjen e Teatrit Kombëtar pasi sot pritej ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

“Se di pse ka frike për shpjegimin e një projektligji qe e ka përparësi për ta konsultuar dhe ndjekur mbarëvajtjen se gjithmonë Rama vendos t’ju çojë çift juve të dyve kudo që të shkoni. Ose s’keni aftësinë për të mbrojtur ose s’doni”, iu drejtua Vokshi Kumbaros dhe Veliajt.

Veliaj: Po bën teatër

Vokshi: S’e merrni dot fjalën pa ua dhënë unë, ju bëni zhurmuesin atje

Veliaj: Sapo të thashë që nesër Sheshi Skënderbej është për një çmim në Barcelonë

Vokshi: A mund ta mbyllni

Veliaj: Erdha sic më kërkuat

Vokshi: Mbyllni mikrofonin

Veliaj: Po gënjen

Vokshi: Mos u trego arrogant

Veliaj: Siç po bëni me aktorët dhe teatrin

Vokshi: Mos u bëni arrogant mund të qëndroni më lart se kaq

Veliaj: Ki dinjitetin të thuash të vërtetën nëse do të bësh aktoren shko bëj audicion

Vokshi: Ki kujdes me gjuhën që përdor se juve

Veliaj: Erdha për respekt, edhe ti i thua ik, keni frikë?

Vokshi: Ti duhet të zbatosh ligjin

Veliaj:E humbisni kauzën, shkoni me bisht në shalë dhe Tirana fiton

Vokshi: Jeni bërë për të ardhur keq. Unë mund t’ju nxjerr dhe jashtë ke ardhur i paftuar se nuk doni të keni ministren vetëm

Veliaj: Iku koha kur ju nxirrni jashtë. Nesër merr cmim Sheshi Skënderbej nuk mund të jem. Ti do qetësohesh dhe do kuptosh se cdo sulm që keni bërë…

Vokshi: Këtu drejtoj unë jo juve, mbyll mikrofonin

Veliaj: Shiko deputetët e PD të gjithë i ke për kafe te Pazari i Ri. Ke pasion të bësh aktore, dështove dhe ke sjellë teatrin në Parlament

Vokshi: Të dalin kamerat përjashta. Pesë minuta pushim. Ndërpritet mbledhja

Veliaj: Pse ke frikë nga e vërteta? Të ka marrë në qafë kryeministri ty, që të thotë Pamela

Vokshi: I thashe Gardes po Garda ka frike ta nxjerri jashte, cfare ti them une Gardes. (kerkon te nderprese mbledhjen sa te largohet Veliaj)



5 Comments

  1. Gjithe fajin e kane keta te PD-se, e dine se aty do fitohen qindra miliona euro dhe behen xheloze se nuk po i fitojne vete.

  2. Qelluan qe te dy –koke mushka-lali Eri dhe Muli nuk i hap asnje rrugen njeri tjetrit .Njeri me pordhac se tjetri.Qe te dy rrugecer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *