• |
ide | kryesore

VIDEO/ Qeveria shqiptare pranon të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë

Lajme, Të fundit



“Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës”. Janë fjalët e zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Në një reportazh të shkurtër të këtij rrjeti të titulluar “Më shumë refugjatë në Ballkanin perëndimor” flitet për propozimin e qeverisë austriake sipas së cilës zgjidhja për refugjatët që kanë vërshuar në Europë është ngritja e një kampi në një nga vendet jashtë BE. Një prej këtyre vendeve është konsideruar Shqipëria dhe sipas ZDF zyrtarët shqiptare nuk janë kundër kësaj ideje.

(Për VIDEO-n e reportazhit gjerman kliko KETU) 

“Në të ashtuquajturën rrugë Ballkanike Perëndimore nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Austri, numri i refugjatëve po rritet përsëri. Sipas qeverise austriake në Shqipëri mund të krijohet qendër refugjatesh për gjithë BE. Edhe qeveria shqiptare duket se nuk është kundër. Ajo shpreson për mbështetje financiare dhe anëtarësim në BE” – thuhet në reportazh.

Deri tani qeveria shqiptare thotë se nuk e ka marrë zyrtarisht një propozim të tillë, por Zv.ministri i Brendshëm Hodaj thotë se vendi ynë i ka kapacitetet për të përballuar një fluks të tillë.

“Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës”, – ka thënë Julian Hodaj.

Është deklarata e parë e një zyrtari të lartë shqiptar që del në favor të hapjes së kampeve të refugjatëve nga lindja në vendin tonë.

Deklaratën e Hodajt e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha sipas të cilit Rama është ofruar të pranojë 600 mijë refugjatë sirianë, ish-terroristë të ISIS në këmbim të hapjes së negociatave.

“Te dashur miq, Edi Rama me zëdhënësin e tij Hodaj, deklaron sipas rrjetit televiziv me te madh gjerman ZDF, se Shqipëria ka kapacitete te plota për një kamp prej 600 mije refugjatesh siriane ne Shqipëri. Rama përdor si argument pranimin nga Shqipëria te vëllezërve nga Kosova gjatë luftës për çlirimin e saj!” – thotë Berisha. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Kjo kooporate mafjoze qe sundon shqiperine duhet shfarosur deri ne qelize urgjentisht. Evropa kurre nuk e ka dashur shqiperine sinqerisht, por vetem kasten drejtuese mafioze per konçesione

  2. C’esht ky rrot kari, ca thot ky loqja??!! A e dine historine keta bazhibozuke me barkun si loqe?? Shqiptaret bene sakrificen e duhur kur ishin ne kushtet me te veshtira te jeteses dhe e bene per kosovaret rracen e nje gjaku dhe kjo ishte zgjidhje e perkohshme. Po ca Karin kemi ne me sirianet e arabet a jevgjitet a botes?? Nqs kjo ide fillon dhe materializohet shqiptaret pa dallim partie duhet te bashkohen qe ti vene derrmen Rames nje ore e me perpara perndryshe Kombi shqiptar rrezikon egzistencen!!!

  3. Flliqesirat e rilindjes mavi, kete plan ogurzi e kane pasur ketu e para 2 vitesh si as nen menge per te shpetuar lekuren nga zullumet qe kane bere, por tani i erdhi koha ta shpalosin, gjasme nen pretekstin e çeljes se negociateve. Per rrezikun e ngritjes se kampeve masive rrefugjatesh sirian dhe afrikan ne ballkan si projekt i BE-se ka ngritur zerin dhe presidenti i maqedonise Ivanov. Qeveria shqiptare eshte e kapur dhe shantazhohet nga çdo vend i huaj qe ka interesa dashakeqe. Duhen qerruar keta plehra te rilindjes 1 ore e me pare. Paskemi qene popull dele tamam, pasi plani ka qene qe te shperngulen shqiptaret nga trojet e veta dhe te qeverisine kollaj me skllever nga azia dhe afrika qe kerkojne vetem strehe dhe nje cop buke. Pas 10 vitesh do jemi nje vend i ndyre e race e zeze sikurese na kane ofenduar prej vitesh fqinjet tane sllave, cigane e magjyp do jemi. Mos harrojme tremije muxhahedinet iranian, nderkohe qe shqiptaret e shqiperise jane kombi i dyte qe lene vendin e tyre!

  4. O Shqiptar, ky nuk eshte rrot kari se po e vlereson shume kete plehre. Rrot Kari nga koka deri me kembe eshte Edi. Ai po , kurse ky bajga eshte miza e kalit. Ti fusi keta 600 mije te plaka dhe gruaja e vet dhe te shikoje te arushes ky bajge. Krahasoka kosovaret me sirianet. Ti bejme nje nder te vogel me mamane, motren dhe gruan e ketij bajge . Te shikojme reagimin.

  5. Te beje prove ti sjelle se kam per tia cuar gjithe rinine e Shqiperise ta marri perpara me gur kokes e me reliket e Enverit qe jane te groposura .. nuk ka diktature qe nuk bie para rinise, nuk po e duron me njeri kete njeri qe po ben genocid ndaj popullit shqiptar, ka per te perfunduar keq si ne librin e Blushit – KM

  6. Une do te sugjeroja per gazetaret e Lapsit te benin nje investigim rruges per ne Gjirin e Lalzit ne te hyre te fshatit Manez, majtas ku jane antenat celulare te shikohet se cfare po ndertohet. Shkoni dhe shikoni se cfare po ndertohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *