• |
ide | kryesore

Video/ Senegali si ai i 2002, triumf ndaj Polonisë

Rusi 2018, Sport, Video



Senegali triumfon 2-1 përballë Polonisë, në ndeshjen që mbyll raundin e parë të Grupit H. gabime të pafalshme të Polonisë kanë kondicionuar rezultatin e kësaj sfidë, që komplikon shumë shpresat e Polonisë për të kaluar përtej grupeve.
Në Spartak Stadium, sfida e ekuilibruar u vendos momentalisht nga devijimi i pafat i Thiago Cionek, në konkluzionin e Idrissa Gana Gueye, por Polonia ka qenë tepër zhgënjyese. Në pjesën e parë vetëm një goditje e dobët e Lewandowskit, që luajti larg portës. Nuk është se bëri më shumë në lojë Senegali, por në fërshëllimën e arbitrit Nawaf Shukralla kishin një gol avantazh.
Senegali pothuaj siguroi rezultatin me golin e dytë. Polonia vazhdon të dëmtojë veten: këtë herë ishte një pasim i gabuar pas i Krychowiak që i dha mundësinë Mbaye Niang të shënojë 0-2 duke kaluar edhe portierin Szczesny. Protestojnë polakët për një parregullsi në momentin e zëvendësimit, një paqartësi nga e cila përfitoi Senegali dhe që VAR konfirmoi vlefshmërinë.
Polonia u fut në lojë vetëm në minutat e fundit me golin e Krychowiak, që thyen rezistencën e portierit të Senegalit. Goditja me kokë e numrit 10 është e saktë dhe rezultatin ngushtohet në 2-1 në minutën e 88, por ndreqja e gabimit e fantazistit muk shpëton Poloninë nga humbja.
Tre pikë për Senegalin e Japoninë në Grupin H, që surprizisht kanë lënë pas Poloninë e Kolumbinë, që konsideroheshin favoritet e këtij grupi të ekuilibruar.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *