• |
ide | kryesore

VIDEO/ Veliaj prish mbledhjen, garda nuk i bindet Kryetares së Komisionit

Lajme, Të fundit



Prej më shumë se 30 minuta, Kryetarja e Komisionit të Medias i ka bërë thirrje Gardës të largojë nga salla e mbledhjes së komisionit, por në vend ta nxjerrin nga salla, gardistët kanë qëndruar pa lëvizur. Megjithë thirrjet publike të Kryetares së Komisionit për Gramoz Ruçin, për ta nxjerrë jashtë Veliajn, garda sërish ka qëndruar indiferente.

Komisioni kishte ftuar në mbledhje Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron, por në një kërkesë tjetër, deputetët socialistë kishin ftuar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shfaqja e tij dhe sherri me Albana Vokshin, ka acaruar situatën.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *