• |
ide | kryesore

Berisha: Pranimi i ish-luftëtarëve të ISIS në Shqipëri është vetëvrasje

Lajme, Të fundit



Sali Berisha e ka cilësuar vetëvrasje, në rast se Shqipëria do të pranonte 600 mijë emigrantë Sirianë, mes tyre ish-luftëtarë të Shtetit Islamik, ISIS.

Sipas ish-kryeministrit, Shqipëria nuk ka as mundësitë dhe as kapacitet për të menaxhuar këtë lloj fluksi refugjatësh, dhe sidomos ish luftëtarë të ISIS.

Ai tha se Rama e ka bërë këtë gjë vetëm për të marrë vetëm hapjen e negociatave pa kushte, por BE nuk duhet të gënjehet, pasi do të marrë të njëjtën përgjigje si me armët kimike 4 vite më parë.

“Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-luftëtarët e ISIS, Shqipëria bën vetëvrasje. Shqipëria po eksporton krim në Europë. I vetmi vend në Europë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre u mbajtën nga familjet shqiptare. Por a mbajnë familjet shqiptare terroristë të ISIS? Asnjë, ua them unë. I bëj thirrje qeverisë italiane mos pranojë një nisëm të tillë sepse të gjithë ata do vërshojnë me thirrje drejt Italisë. U bëj thirrje vendeve të BE-së që mos i besojnë Edi Ramës, sepse aq sa realizoi armët kimike do të realizojë edhe këtë. Rama e bën të gjithë këtë për hapjen e negociatave pa kushte” – u shpreh Sali Berisha në një intervistë për Ora News.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Prapaskenat e Brukselit/ Si po negocion Edi Rama për ngritjen e kampeve të refugjatëve 

Kampet për refugjatët, Donald Tusk: Shqipëria, një nga vendet në diskutim 



5 Comments

  1. Pse e nxirni kete fytyre te ndyre ne oret e vona te nates dhe e hiqni nga faqja e pare e gazetes ne mengjesin e dites neserme!? Apo edhe ju vete jeni ne siklet dhe kjo eshte ne menyre si i thone fjales per te qene brenda.

  2. @ ‘i Paemer’ = i Paftyre = i Pafe = Feqen…Cfare tha Sali Berisha ne keto 5 vite to kanabizim/megakorrupsion/krim/emigracion te dhi-lindjes qe nuk ka dale e vertete ore kokqiper qe te te futshin sirianet nai kalleb dinamiti tek suma e shkerdhyer.

    1. Cfare tha kerma e shemtuar, qe ti nuk e dije o te thartofshin trute kur vazhdon i shkon nga pas kti hajdut, vrases, rrembys, digjeneruar qe do mbahet mend si njeriu me i poshter me gjakprishur i te gjith historise shqiptare
      Te falet po ishe Xeni

  3. Jane nder rastet e radha qe jam ne nje mendje me Berishen. Nje i çmendur mund ti shkoj ne mend te vendos kape te ISSSIT ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *