• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri tregon mbi periudhën e vështirë të depresionit

Paparazzi, Slider



Tema e depresionit është përfolur shumë në media kohët e fundit. Pas rasteve të fundit të vetëvrasjeve të ndodhura, po i kushtohet gjithmonë dhe më shumë rëndësi, në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjësohen që depresioni është një sëmundje që mund të kurohet. E fundit që ka folur rreth kësaj çështje ka qenë këngëtarja Dafina Zeqirit.
Ajo ka postuar në Instastory një shkrim të Jada Pinket Smith, ku aktorja tregon për pasojat e depresionit duke u nisur nga vetëvrasjet më të fundit që kanë tronditur botën e showbiz-it. Jada, po ashtu, ka rrëfyer se edhe ajo ka vuajtur nga depresioni.

Por i papritur ishte rrëfimi i Dafinës, që i bashkëngjitej shkrimit të aktores: “…shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar”, -ka shkruar Dafina në Instastory, duke shtuar: “Depresioni është real dhe mund të jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *