• |
ide | kryesore

Detajet/ Gomonia e kapur në Darëzezë vinte nga Italia, si e ndoqi policia për 3 orë në det

Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë në lidhje me gomonen që u gjet në zonën e Darëzezës në Fier. Burime nga policia bëjnë të ditur se gomonia është pikasur kur ka hyrë në ujërat tona territoriale, pasi vinte nga Italia në drejtim të brigjeve shqiptare.

Policia kufitarë dyshon se ajo do të përdorej për trafik. Policia kufitare e ka ndjekur gomonen pre tre ore në det nga ora 22.00 deri rreth ores 01.00 të mengjesit të sotem. Më pas gomonia është braktisur në Darezeze.

Autoritet dyshojnë se mjeti është lënë larg vendit ku do ngarkonte me qëllim humbjen e gjurmëve të trafikut. Burime brenda policise kufitare thonë se deri mëtani nuk ka të dhëna rreth pronësise së mjetit, ndërkohë verifikime po behen edhe me palen italiane.

Policia ka bërë krehjen e territorit në afërsi të vendit ku i gjet gomonia por pa arritur të gjejë personat në bordin e saj apo lende narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *