• |
ide | kryesore

FOTO/ Vrau burrin me 4 plumba në Milot, 35-vjeçarja del para gjykatës për masën e sigurisë

Lajme, Të fundit



Gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit del sot para gjykatës për masë sigurie. Do të jetë gjykata e Laçit ajo që do të vendosë për 35-vjeçaren Violeta Donaj.

Mëngjesin e së dielës ajo vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj. Gjatë kohës që është marrë në pyetje Violeta është shfaqur e penduar për krimin.

Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj.

Nga ana tjetër policia është vënë në kërkim të personit që i ka dhënë pistoletën e krimit 35-vjeçares.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *