• |
ide | kryesore

Grupi serb i investimeve: Do ndërtojmë hotele me 4-5 yje në bregdetin shqiptar

Lajme, Të fundit



Grupi me bazë në Beograd, MK Group, ka shprehur synimet e tij për të zgjeruar biznesin e tij të hoteleri-turizmit duke ardhur edhe në Shqipëri. Deklarata u bë nga drejtori i përgjithshëm i MK Mountain Resort, Nikola Avram, gjatë ceremonisë së hapjses së sezonit veror.

“Ne kemi plane për investime të tjera në rajon dhe për të gjitha llojet e turizmit, nga mali tek deti. Ne jemi të hapur për çdo projekt të mirë. Në këtë moment ne jemi kompania e vetme që vepron në katër shtete të ish-Jugosllavisë. Ne duam të zgjerohemi në Shqipëri që të plotësojmë këtë pjesë të Ballkanit”, u shpreh Avram, sipas të përditshmes malazeze Vijesti.

Dy vjet më parë grupi bleu një hotel në Slloveni, ndërsa në fund të vitit të kaluar bleu edhe Hotelin Kempinski Istria në Kroaci. Ky i fundit është një hotel me 5 yje buzë Adriatiku dhe me një fushë golfi me 18 vrima. Grupi zotëron gjithashtu 15.23% të aksioneve në projektin e Rivierës së Budvës në Malin e Zi, ku aksioner kryesor është qeveria malazeze, por MK shprehet se kërkon të kthehet në aksioner kryesor në mënyrë që të realizojë investime që premtojnë të transformojnë turizmin në këtë zonë.

Grupi zotëron në total 11 hotele me mbi 2500 shtretër dhe investimet e tyre në të ardhmen do të fokusohen në hotele me kapacitete mbi 100-200 dhoma.

Një nga arsyet pse grupi po mendon zgjerimin në vendin tonë janë edhe nxitësit fiskalë për ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje, si dhe TVSH-ja 6% për strukturat akomoduese./SCAN



7 Comments

  1. Avash, avash republika e gjashte. Po pse ore nuk ka GJERMANE, ENGLEZE. FRANCEZE, ITALIANE etj,,,per investime,, por u dashkan serbe se s;ben?Ketu mun te themi se politika eshte shprehje e ekonomise, kutu po na co zoteri 20 perqindeshi, mbasi ka gjashte vjet qe si vjen asnje investitor strategjik mbasi e dine qe keta e vjedhin dhe e drogojne.

  2. Ku ini o komentues te nderuar qe ju kundervute -Kosta Grillos-se u shpreh qe jam tifoz me -Serbine-?Edvin Kristaq Rama i solli serbet ne shqiperi se i ka dhene fjalen Vucicit per kete hapeni gryken jo per tifozlleqet ndaj futbollit.

    1. Po edhe ai Grillovici pro -serb eshte, keshtu qe sbeme gabim qe e kundershtuam edhe ate.E kundershtuam pak bile se ai normalisht duhet te hiqej nga puna

  3. Uroj qe ky lajm mos te jete i vertete. Si mund te leme serbet ne Shqiperi,e aq me teper ne bregdet? Ju lutem Shqiperia protestoni para se ky te vendoset ky vendim. Nuk jam kunder debatit per teatrin, por ky lajm eshte shume me i rendesishem se çdo lajm tjeter, edhe se lajmi per teatrin.prandaj beni naj proteste kunder ketij vendimi ne vend se te shikoni ndonje ndeshje futbolli. Zgjohu Aleanca Kuq E Zi. Fol Pandeli Majko.Mos e lini shkaun ne bregdet

  4. Nuk e shikoni emrin Nikola Avram…eshte Cifut!!! Nejse edhe Serb nuk do kishte asgje te keqe…mjaft te sjellin para ne kete vend te shkretuar prej rilindjes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *